pėrmbledhja analitike

Raporti i tanishėm Progresit 2 e paraqet progresin e Projektit pėr Shfrytėzimin e Tokės Bujqėsore (ALUP), EuropeAid/120769/D/SER/KOS, tė cilin e financon BE pėrmes Agjencionit tė tij Evropian pėr Rindėrtim (AER).

Qėllimi i pėrgjithshėm i ALUP-it ėshtė qė tė shtoj prodhimtarinė dhe shfrytėzimin e tokės Bujqėsore. Projekti ka pėr synim qė ta arrij kėtė duke i pėrcaktuar 5 komponentėt (“rezultatet”) e projektit, qė pėrkatėsisht kanė tė bėjnė me (i) kornizėn ligjore dhe rregullative, (ii) komasacionin e tokės, (iii) planifikimin hapėsinor dhe tė mjedisit, (iv) qasjen nė tokė pėrmes pėrmirėsimit tė funksionimit tė tregut tė tokės, dhe (v) mekanizmave tė pėrmirėsuar tė bashkėpunimit. Pėrveē kėsaj, projekti angazhohet tė ndihmoj AKM/UNMIK nė ēėshtjet e privatizimit tė tokės. Janė formuar tri pilot zona, si pjesė e tri nga rezultatet e projektit.

Gjatė periudhės raportuese, aktivitetet e ēdo komponenti tė projektit – qė u referohemi si Rezultate – kanė marrė hov. Pėrparim i veēantė ėshtė bėrė nė komponentėt ligjore dhe tė komasacionit tė tokės dhe nė ndihmėn dhėnė  AKM/UNMIK-ut. Veē kėsaj, kujdes i veēantė i ėshtė dhėnė identifikimit tė ndihmės sė mundshme tė ALUP-it komunave veriore. Por edhe komponentėt tjera kanė pasur pėrparim tė kėnaqshėm.  

Nė pėrgjithėsi, mund tė thuhet se Rezultati 1 (Korniza Ligjore) me tė madhe ėshtė nė zhvillim e sipėr. Pėrparimi ėshtė i mirė dhe ēmohet ndihma e ALUP-it dhėnė MBPZHR-sė. Aktivitetet pėrmbanin rishikimin e legjislacionit ekzistues, hartimin e Udhėzimeve Administrative (Akteve nėnligjore) dhe pėrgatitjen e programit tė tėrėsishėm trajnues pėr hartimin e legjislacionit dhe pėr implementimin e LpTB-sė. Grupet kryesore janė zyrtarėt ministror dhe komunal. Kujdes i veēantė i ėshtė kushtuar komunave etnikisht tė pėrziera: nė Gjilan dhe Lipjan janė mbajtur mbledhjet mbi ēėshtjet ndėretnike  nė kornizėn ligjore. 

Ėshtė arritur pėrparim edhe nė Rezultatin 2 (komasacioni i tokės). Interesimi i fermerėve ėshtė mė i madh se qė ėshtė pritur dhe tashmė janė marrė parasysh skemat plotėsuese. Tani ėshtė arritur faza vendimtare nė pilot projektin e Shishmanit dhe nė marrėveshjet mbi planin e ndarjes dhe ka filluar angazhimi i fermerėve sipas atij plani. Ėshtė zgjedhur ēėshtja se si tė mbulohen shpenzimet e transaksioneve tė pilot projektit tė 1 dhe ekziston marrėveshja ndėrmjet MBPZHR dhe ALUP-it si ti qasemi kėtij problemi nė projektet e ardhshme tė komasacionit tė tokės. Financimi dhe qėndrueshmėria e qasjes sė komasacionit mė tė gjerė tė tokės gjithnjė e mė shumė po shikohet si problem dhe aktualisht ALUP-i me to po merret. 

Ekziston njė pėrshtypje e qartė se ėshtė ngritur interesimi pėr komasacion tė tokės si ndėrmjet fermerėve dhe pronarėve tė tjerė tė tokave, ashtu edhe ndėrmjet zyrtarėve  dhe ekzistojnė disa mundėsi pėr tė filluar me pilot projekte tjera. Prandaj, pėrveē implementimit tė pilot projektit tė tanishėm (i cili ka nevojė pėr vėmendje tė theksuar), gjithashtu i ėshtė kushtuar vėmendje edhe pėrfshirjes sė konceptit tė komasacionit tė tokės nė kontekstin institucional tė Kosovės dhe nė financimin e programeve tė tilla. Ky proces ėshtė nė zhvillim e sipėr dhe do tė mbetet ashtu edhe nė tė ardhmen.

Rezultati 3 (planifikimi hapėsinor) ka qenė i penguar pasi qė papritur kapaciteti  i projektit pėr planifikim hapėsinor ishte angazhuar tėrėsisht nė Rezultatin 4.2. Por, grumbullimi i tė dhėnave ka shkuar mirė dhe tani ėshtė krijuar baza e tė dhėnave GIS, e cila ėshtė e nevojshme pėr Planin e Menaxhimit tė Tokave Rurale dhe Planit Akcional tė Mjedisit. MBPZHR zyrtarisht ka kėrkuar nga Ministria e Shėrbimeve Publike qė t’i vejė nė dispozicion pa pagesė ose me ēmim tė zvogėluar fotografitė ajrore tė pilot zonės (komunės sė Klinės).

Ėshtė arritur ulja e ēmimit prej 50 %, dhe kjo gjė ēmohet. Por, kėto ulje tė ēmimeve janė akoma tė larta nė krahasim me shtetet tjera (€ 6-10 /km2). Me qėllim qė kėto burime themelore informative pėrmes aplikimit praktik tė jenė kudo nė dispozicion pėr tė mirė tė Kosovės, dhe njėkohėsisht duke pranuar se fotografitė ajrore duhet shumė tė kontribuojnė nė mirėmbajtjen e AKK dhe mundėsojnė qė fotot e reja tė prodhohen nė periudha tė rregullta kohore, konsulentėt janė tė mendimit se ēmimet duhet tė ulen pak a shumė nė nivele normale ndėrkombėtare. ALUP_i ka vendosur qė tė riklasifikoj shfrytėzimin e fotografive satelitore dhe zvogėloj shfrytėzimin e fotografive ajrore. Kjo ėshtė e mundshme duke i ditur kėrkesat teknike.

Rezultati 4.1 (tregu i tokės) ka filluar me aktivitetet e para tė vlerėsimit tė tokės. Eksperti ndėrkombėtar e ka vendosur vlerėsimin e tokės bujqėsore nė kontekstin e menaxhimit tė tokave nė Kosovė dhe nė praktikėn ndėrkombėtare tė vlerėsimit tė tokės. Ėshtė rishikuar korniza aktuale ligjore dhe institucionale e vlerėsimit tė tokės. Janė identifikuar ēėshtjet dhe problemet kryesore, duke pėrfshirė: principet e vlerėsimit, kualitetin e tė dhėnave, lidhjet ndėrmjet planifikimit hapėsinor, ndarjen e tokės nė zona dhe vlerėsimin e tokave, zbatimin dhe zgjidhjen e kontesteve, nevojen pėr ekspertė bujqėsor tė specializuar nė vlerėsimin e tokės.  

Gjetjet dhe rekomandimet pėrfshijnė: i) subjekti pėr vlerėsimin e tokės bujqėsore duhet krijuar prej fillimit dhe se nė fakt nuk ka tė dhėna publike dhe ii) nevojitet njė doracak mbi vlerėsimin e tokės bujqėsore dhe udhėzimet pėrkatėse iii) ēėshtjes duhet qasur nė bashkėpunim tė ngushtė me Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave (MEF)

Rezultati 4.2 (Dragash, shpėrbėrja e N.SH. Sharr Prodhimi) vėren pėrqendrim tė aktiviteteve, pėr shkak tė afatit tė papritur me 22 tetor pėr tė pėrgatitur hartėn paraprake tė tokės tė ndarė nė zona dhe hartat tematike pėrkatėse.   

Pėr shkak tė zhvillimeve tė reja nė procesin e privatizimit tė ndėrmarrjes nė pronėsi shoqėrore (N.SH.) “Sharr Prodhimi”, programi i Rezultatit 4.2 ėshtė dashur tė pėsoj ndryshime. Fillimisht, ishte planifikuar qė tė pėrpunohet plani global i zhvillimit tė tokės rurale pėr komunėn e Dragashit, nga tė cilat do tė rrjedhshin propozimet se si tė trajtohet ēėshtja e privatizimit tė “Sharr Prodhimit”. Arsyeja pėr ndryshim erdhi nga vendimi i AKM-sė qė pasurinė e N.SH. sė shpejti t’ia ofroj investitorėve potencial nė Panairin e Pronės nė Minhen nė fund tė tetorit. Prandaj, pėr kėtė rast me kėrkesėn e AKM, ALUP-i ka pėrgatitur hartėn e ndarjes sė tokės nė zona tė komunės, duke i paraqitur shfrytėzimet dhe kufizimet e mundshme tė tokave tė tilla dhe shkallėn e mbrojtjes sė duhur tė zonave tė ndryshme.   

ALUP-i mendon se pasuria e Sharr Prodhimit mund tė shitet, me pėrjashtim tė pėrafėrsisht 20.000 ha tė kullotave malore dhe 700 ha tė tokave pyjore, tė cilat duhet tė mbahen nėn kontroll shoqėror dhe mund tė shiten vetėm nė marrėveshje me planin zhvillimor rural tė komunės dhe me kushte. Shitja e shpejtė e pasurive do tė paraqet rrezik pėr qėllimin plotėsisht tė pranuar pėr tė mbrojtur resurset e vlefshme natyrore dhe tė drejtave tė shfrytėzimit tė popullatės vendore. Kuptohet se AKM-ja ka po tė njėjtin mendim, nėse mund tė arrihen pėrgatitjet institucionale. Kjo do tė thotė se ėshtė siguruar kalimi i duhur, pronėsia e qartė e kėtyre tokave dhe menaxhimi i pėrshtatshėm.  

Si rezultat i kėtyre zhvillimeve, ALUP-i ka pėrparuar mė shumė se sa qė ėshtė paraparė nė fillim tė periudhės raportuese. Ėshtė bėrė grumbullimi i tė dhėnave, ėshtė krijuar baza e tė dhėnave GIS dhe ėshtė pėrgatitur plani i ndarjes nė zona me harta tematike. Megjithatė afati urgjent i fundit i ka lėnė aktivitetet e nevojshme akoma tė pambaruara (ngritja e konsenzusit nė mes tė palėve tė interesuara, analiza e organizimit institucional, korniza ligjore dhe e drejta e pronės).

Kjo ka rezultuar me pėrparim tė madh nė rezultatin 4.2  (shumė mė tepėr se qė ėshtė parashikuar), por nga ana tjetėr duke lėnė zbraztėsi krahasuar me programin fillestar.

ALUP-i gjithmonė ka mbajtur qėndrimin se Sharr Prodhimi mund tė shitet, me pėrjashtim tė rreth 20.000 ha tė kullosave malore dhe 700 ha tė tokave pyjore. Kėto toka duhet tė jenė nėn kontroll shoqėror me qėllim qė tė mbrohen resurset natyrore dhe tė zhvillohet shfrytėzimi i tyre nga popullata vendore sipas udhėzuesit (akoma duhet tė hartohet) tė planit komunal pėr planifikim hapėsinor. Ėshtė kuptuar se AKM mban tė njėjtin qėndrim, nėse mund tė arrihen pėrgatitje tė pėrshtatshme institucionale.  Kjo do tė thoshte se ėshtė siguruar kalimi i drejtė dhe pronėsia e qartė e kėtyre tokave dhe menaxhimi adekuat.  

Por, qėndrimin e lartė pėrmendur nuk mund ta garantoj AKM-ja, pasi qė vendimet pėrfundimtare tė UNMIK-ut lidhur me kėtė ēėshtje mund tė ndryshojnė. Sidoqoftė, ALUP-i ka pranuar t’i ndihmoj AKM-sė, pasi qė pritet qė tė shfrytėzohen hartat e tij tė ndarjes nė zona, pėr tė siguruar mbrojtjen themelore tė natyrės dhe mjedisit tė zonės.   

Nė fund, Rezultati 5 (bashkėpunimi dhe komunikimi i shtuar ndėrqeveritar) ėshtė akoma nė pritje tė mbledhjeve tė para tė dy komiteteve mė tė rėndėsishme ndėrministrore. Kėto priten gjatė tremujorit tė ardhshėm.

Ėshtė arritur progres i rėndėsishėm nė pėrpjekjet e projektit pėr tė ndėrmarr punė nė njėrėn nga komunat veriore dhe pritet qė bashkė me komunėn e Zveēanit tė zhvillohet njė program i zhvillimit rural, tė pėrqendruar nė ripėrtėritjen e fshatit nė zonat malore. Ndihma e ALUP-it do tė pėrmbaj formulėn e planit themelor tė zhvillimit rural, metodologjinė e bazuar nė pėrvojėn tashmė tė fituar nė kėto zona. Rezultati do tė jetė propozimi konkret pėr programin e ripėrtėritjes sė fshatit, duke pėrfshirė rehabilitimin e  rrugėve anėsore rurale. Rezultati do tė jetė raporti me harta mbi i) kushtet aktuale (topografinė, shfrytėzimin e tokės, infrastrukturėn) ii) intervenimet e kėrkuara iii) realizueshmėrinė shoqėrore dhe ekonomike tė programit tė ripėrtėritjes sė fshatit dhe investimeve tė tij tė duhura iv) vlerėsimet e harxhimeve tė pėrgjithshme. Ky raport duhet tė jetė i pėrshtatshėm qė ta terhjek interesimin e investitorėve potencial.

Me qėllim qė tė implementohet ky program nė veri, duhet tė ketė ditė pune nė dispozicion dhe numri i ditėve pėr kompnenta tjera tė projektit duhet tė zvogėlohen. Kjo do tė ndikoj kėto komponenta tjera, por jo nė mėnyrė tė tepruar. Do tė nevojiten gjithsejt 175 ditė pune tė ekspertizės vendore (kosovar serb) dhe 21 ditė tė ekspertizės ndėrkombėtare. Programin do ta udhėheq udhėheqėsi i ekipit tė konsulentėve.

Ėshtė pėrgatitur udhėtimi studimor pėr komasacion tė tokės (24-10 // 01-11-06). Kjo ka kėrkuar kontribut tė madh, kryesisht tė ekspertit kyē 2, por gjithashtu edhe tė udhėheqėsit tė ekipit dhe stafit tė zyrės.  

Marrėdhėniet me MBPZHR janė tė shkėlqyeshme. Veē kėsaj, bashkėpunimi me Institutin e Planifikimit Hapėsinor (ISP), Ministrinė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor (MMPH) me tė cilėt ALUP-i punon ngushtė sė bashku ka qenė mė se i kėnaqshėm pėr tė dyja palėt.   Edhe marrėdhėniet punuese me agjencitė dhe komunat pėrkatėse janė efektive dhe tė pėrshtatshme.

Bashkėpunimi me projekte tjera – qoftė AER ose jashtė AER – ėshtė vazhduar, nė veēanti me projektin e Master Planit Bujqėsor (AMPK), i cili ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė Planit tė tij Bujqėsor dhe tė Zhvillimit Rural 2007-13. ALUP-i kontribuon nė Masėn 2 (Ristrukturimi i Potencialit Fizik nė Sektorin Agro-Rural), dhe Masa 5 (Pėrmirėsimi i Menaxhimit tė Resurseve Natyrore)