Raporti i tanishėm i
Progresit 4 paraqet progresin e Projektit pėr Shfrytėzimin e Tokės Bujqėsore
(ALUP), EuropeAid/120769/D/SER/KOS, tė cilin e financon BE
pėrmes Agjencionit tė tij Evropian pėr Rindėrtim (AER), dhe tė cilin e implementon
Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe ndihmohet
nga konsulentėt e konzorciumit, tė cilin e pėrbėjnė GFA dhe BVVG tė
Gjermanisė dhe DFFE e Danimarkės.
Qėllimi i pėrgjithshėm i ALUP-it ėshtė qė tė shtoj
prodhimtarinė dhe shfrytėzimin e tokės bujqėsore. Projekti ka pėr synim qė ta
arrij kėtė duke i pėrcaktuar 5 komponentėt (rezultatet) e projektit, qė
pėrkatėsisht kanė tė bėjnė me (i) kornizėn ligjore dhe rregullative, (ii)
rregullimin e tokės, (iii) planifikimin hapėsinor dhe tė mjedisit, (iv) qasjen
nė tokė pėrmes pėrmirėsimit tė funksionimit tė tregut tė tokės, dhe (v)
mekanizmave tė pėrmirėsuar tė bashkėpunimit. Pėrveē kėsaj, projekti angazhohet
tė ndihmoj AKM/UNMIK nė ēėshtjet e privatizimit tė tokės. Janė formuar tri
pilot zona, si pjesė e tri nga rezultatet e projektit.
Gjatė periudhės
raportuese ėshtė bėrė pėrparim i mirė nė tė gjitha komponentėt e projektit.
Ndoshta nė veēanti duhet pėrmendur komponentin e tregut tė tokės
(Rezultati 4.1) i cili ėshtė realizuar
mire, si nė komponentin e tij tė vlerėsimit tė tokave, ashtu edhe nė aktivitete
tė qiradhėnies. Ngjarje e veēantė ishte Seminari Semestral pėr Akterė tė
ALUP-it, i cili ishte i suksesshėm dhe i dha ALUP-it udhėzime pėr vitin e tij
tė dytė. Mė poshtė shkurtimisht janė diskutuar rezultatet e projektit.
Sa i pėrket Rezultatit
1 (Korniza ligjore),
periudha raportuese u karakterizua me njė varg seminaresh komunale mbi Ligjin
pėr Toka Bujqėsore (LpTB) dhe Udhėzimet Administrative (U.A:-tė) e tij,
gjithsejtė ishin 11 seminare ku morėn pjesė 18 komuna. Fokusi ishte nė pėrmbajtjen e legjislacionit dhe ndarjen e pėrgjegjėsive
midis Qeverisė Qendrore dhe komunave. Pėrveē kėsaj, zyrtarėve tė MBPZHR-sė u
ėshtė mbajtur njė seancė trajnuese me tė njėjtėn temė.
Nė ndėrkohė, ėshtė
pėrgatitur dhe nėnshkruar nga Zėvendės Ministri U.A: i 6tė i LpTB-sė
(pėr kullota). Tani janė nė dispozicion tė MBPZHR-sė gjitha UA pėr shpėrndarje
dhe implementim.
Gjatė tremujorit tė
ardhshėm, nga ALUP-i do tė shkoj eksperti i tanishėm ligjor kosovar (LSTE 1-1). Ne jemi tė pikėlluar qė ai shkon,
edhe pse kemi gjetur zėvendėsim tė pėrshtatshėm pėr tė. Aktivitetet do tė
pėrqendrohen nė pėrfundimin e turneut sė trajnimit komunal pėr LpTB, do tė
shqyrtohet situate e ndėrlikuar ligjore e ndotjes sė tokave bujqėsore dhe do tė
pėrcaktohet fushata e sensibilizimit publik e caktuar pėr vjeshtė.
Nė Rezultatin 2, Rregullimi i tokės
(RT), pilot skema e Shishmanit (Gjakovė) ėshtė nė pėrfundim e sipėr.
Edhe pse atje ka pasur interesim, rezultati pėrfundimtar sigurisht do tė jetė
se nuk do tė arrihet tė bėhet asnjė kėmbim i tokave. Ėshtė vazhduar me anketėn
themelore nė fshatin Videjė (Klinė). Kjo
po merr kohė nė kėtė fshat me popullatė tė pėrzier pėr shkak tė shumė pronarėve
qė nuk janė tė pranishėm dhe mungesės sė besimit tė pronarėve serb tė
tokave nė kadastrėn me seli nė
Prishtinė. Por gjasat pėr rregullim vullnetar tė tokave nuk duken tė kėqija.
Pastaj, ėshtė filluar
ēėshtja e rregullimit tė papėrfunduar tė tokave nė 10 komuna. Kjo ka tė bėjė me sė paku 10.000 (sigurisht
edhe mė shumė) ha tė tokave kryesore qė ujiten. Gjatė tremujorit tė ardhshėm,
do tė bėhet regjistrimi dhe do tė pėrgatiten propozimet pėr zgjidhjen e kėtij
problemi afatgjatė.
Shumė vėmendje i ėshtė
kushtuar qėndrueshmėrisė sė pėrpjekjeve tė bėra aktualisht, sidomos nė
aranzhimin dhe organizimin institucional dhe financimin e RT. Nė kėtė kontekst,
funksionimi i shpejtė i Divizionit tė sapoformuar pėr Shfrytėzim tė tokės nė
MBPZHR ėshtė mė se i dėshirueshėm.
Rregullimi i tokės nė
Kosovė kėrcėnohet nga mungesa e vazhdimėsisė. Ekspertėve kosovar pėr RT u
skadojnė kontratat nė fund tė tremujorit tė ardhshėm, qė rezulton me humbjen e
njohurisė dhe kapacitetit. Ėshtė analizuar situata dhe rezultati ėshtė
formuluar nė Shtojcėn 8.2 tė kėtij
raporti.
Tremujori i ardhshėm do
tė pėrmbaj dy aktivitete. I pari, pėrpjekje e shtuar pėr tė vazhduar me pilot
projektin nė Videjė dhe i dyti tė mbėshtetet MBPZHR-ja pėr tė vepruar nė
rregullimin e tokės.
Gjatė pjesės mė tė
madhe tė periudhės raportuese, nė Rezultatin 3, Planifikimi hpaėsinor,
nuk ka pasur planer ndėrkombėtar hapėsinor, pėr shkak tė shkuarjes sė ekspertit
nga projekti. Nė ndėrkohė ėshtė siguruar zėvendėsimi i pėrshtatshėm.
Gati ka pėrfunduar
grumbullimi dhe analiza e tė dhėnave. Ėshtė pėrgatitur njė set i hartave
themelore. Pėrveē kėsaj ėshtė bėrė marrja e mostrave tė ujit dhe dheut pėr
ndotjen ekzistuese tė tokave bujqėsore, e cila vjen nga pėrmbytja e rregullt.
Doli se nuk ka arsye direkte pėr shqetėsim nė Klinė. Janė pėrfunduar hartat e
tokės dhe hartat e bonitetit tė tokės.
Ėshtė pėrgatitur dhe do
tė diskutohet projekt propozimi i parė pėr Planin Akcional tė Mjedisit. Ende
nuk ėshtė pėrgatitur versioni i parė i Planit pėr Menaxhimin e Tokave Rurale
(PMTR) pėr shkak tė ndėrrimeve tė stafit.
Janė mbajtur dy
seminare nė IPH, i pari pėr vlerėsimin e bashkėpunimit midis IPH dhe ALUP-it
dhe progresi i punės dhe i dyti pėr planin hapėsinor pėr Parkun Nacional tė
Maleve tė Sharrit, tė cilin do ta pėrgatis IPH.
Propozimi pėr PMTR do tė
jetė nė dispozicion nė periudhėn e ardhshme. Nė tė njėjtėn kohė, do tė
prezantohet modeli themelorė, i cili do tė ofroj procedurėn e rekomanduar pėr
pėrgatitjen e PMTR-sė dhe PAM-it nė komuna tjera.
Rezultati 4.1,
Zhvillimi i tregut tė tokės pėrbėhet nga dy
nėn-komponente: qiradhėnies sė tokės dhe vlerėsimit tė tokės.
Edhe pse momentalisht
qiradhėnia e tokės gati qė kryesisht bėhet gojarisht dhe pėr vit, parashihet qė
me shtimin e pėrfitimit nga bujqėsia, do tė nevojiten shumė procedura tė
qiradhėnies ligjore dhe tė sigurt. Pėr kėtė arsye, ALUP-i ka pėrgatitur disa
kontrata standarde tė qiradhėnies pėr kėrkesa tė ndryshme. Pastaj janė
rishikuar dhe janė rekomanduar disa ndryshime tė paragrafėve pėr qiradhėnie nė
LpTB.
ALUP-i ka organizuar
njė seminar dyditor pėr vlerėsimin e tokės bujqėsore, nė kontekstin e programit
mė tė gjerė trajnues tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave (MEF). 43 pjesėmarrės morėn pjesė nga komunat,
MBPZHR-ja dhe MEF-i. Pėrveē kėsaj nė vazhdim do tė vizitohen komunat e pėrzgjedhura
pėr tė parė dhe diskutuar si mund tė zbatohet nė praktikė njohuritė e
mėsuara.
Nė Klinė, bashkė
me komunėn do tė identifikohen zonat me tatim mbi toka bujqėsore dhe do tė
propozohet sistemi pėr taksa mbi pronėn.
Pastaj do tė shqyrtohet mendimi pėr mundėsinė e formimit tė Asociacionit
tė Vlerėsuesve tė Pronave tė Paluajtshme.
Pas pėrpjekjeve tė pėrqendruara mė herėt, gjatė periudhės sė kaluar
raportuese u kufizua numri i aktiviteteve tė Rezultatit 4.2, Shpėrbėrja e NSH Sharr Prodhimi. U
mbajtėn takime pėr tė vendosur se si do tė duhej tė menaxhoheshin dhe
posedoheshin kullotat e larta nėse nuk i shiten personave privat. Tani duket se
tė gjitha palėt e interesuara pajtohen qė kullotat e larta tė NSH Sharr
Prodhimi duhet tė mbesin nė pronėsi publike.
Propozimet e
konsulentit tė AKM-sė gjatė vizitės sė tij nė janar ngjasojnė me rekomandimet e
ekspertit tė ALUP-it nė kėtė kontekst (Dhjetor 2006) pėrqendrohen nė plan
veprimin e lartpėrmendur. Pastaj zhvillimet e propozuara qė pėrqendrohen nė
bujqėsi, turizėm dhe hidro-energji janė tė bazuara. Megjithatė, ende nuk ėshtė
plotėsisht e qartė nėse kėtė plan veprim nė tė vėrtetė do ta zgjedh apo nuk do
ta zgjedh Bordi ose eventualisht PSSG-ja.
Parimisht,
ekziston njė mirėkuptim ndėrmjet ALUP-ti dhe AKM-sė qė bashkėrisht tė ndihmojnė
komunėn nė pėrgatitjen e konceptit zhvillimor tė Dragashit, nėse AKM-ja e
siguron kapacitetin dhe nėse vėrtetė merren vendime pėr statusin e NSH-sė.
Deri mė tani,
riaktivizimi i Grupit Punues Ndėrministror pėr Ndotjen e tokave bujqėsore
(GPNd) nė kontekst tė Rezultatit 5, Bashkpunimi ndėr-institucional
nuk ishte i suksesshėm. Edhe pse ky ėshtė problem kryesor nė Kosovė dhe
pėr mė tepėr ėshtė zakonisht ēėshtje shumė disiplinore, interesimi ėshtė i
paktė dhe nuk merret pjesė nė mbledhje. Ėshtė takuar Sekretari Permanent i
MBPZHR, me qėllim qė kjo ēėshtje tė hapet nė mbledhjet e rregullta tė
sekretarėve permanent dhe tė shqyrtohet interesimi nė atė nivel. Nė kėtė
program janė tė inkuadruar MBPZHR-ja, MSH, MEM, MMPH dhe disa agjenci
qeveritare.
Nuk ėshtė mbajtur asnjė
mbledhje e Komitetit Ndėrministror pėr Administrim tė tokės.
Ēėshtja e pakicave dhe
ajo gjinore nė rend tė parė pėrmbajnė progresin nė
rregullimin e tokės nė fshatin
Videjė. Edhe pse ėshtė bėrė pėrparim
nė anketėn themelore, kjo do tė merr kohė pėr shkak tė situatės sė komplikuar
etnike, p.sh. pronarėve 50-50 % shqiptar
serb, qė i kanė tokat tėrėsisht tė kombinuara. Pronarėt serb e shohin
gjendjen si tė pasigurt, sidomos pasi ata janė tė pasigurt rreth kadastrės sė
vėrtetė: AKK me bazė nė Prishtinė ose Kadastra qė mbahet nė Beograd dhe si
rrjedhojė ata nuk dėshirojnė tė ndėrrojnė pronėsinė (zotėrimin) e tokės dhe ti
regjistrojnė ato prej frikės se do ta humbin tokėn e tyre.
Frika e tyre
ėshtė e kuptueshme dhe ALUP-i do tė pėrpiqet qė tė reagoj duke krijuar
perceptimin konkret dhe tė ndarė bashkė tė sigurisė sė pronėsisė, qė do tė
bėhet nė regjistrat pronėsor.
Nuk po zhvillohet
dhe/ose paraparė kurrfarė programi nė komunat
veriore. Gjerė mė tani nuk ėshtė arritur sukses nė punėsimin e njė eksperti
serb pėr zhvillim rural. Nuk ėshtė paraqitur asnjė person i kualifikuar dhe i
pėrshtatshėm nė shpalljen e ALUP-it pėr vend pune.
Ēėshtjet kryesore tė
hasura janė diskutuar nė hollėsi mė tė duhura
kapitullin 5.3 se sa qė ėshtė e mundshme tė bėhet kėtu. Gjatė pėrmbledhjes,
vėmendjen tonė mė sė tepėrmi i kushtohet si vijon.
Financimi dhe implementimi, IPA(RD)
Duke qenė nė gjysmėn e
projektit, po shtohet vetėdija pėr nevojėn e vazhdimit tė ALUP-it dhe fokusi nė
qėndrueshmėrinė dhe pėrsėritjen e rezultateve tė tij. Ēėshtja qė kėtu trajtohet ėshtė
disponueshmėria e mjeteve pėr zbatimin e rezultateve tė ALUP-it nė shkallė mė
tė gjerė pas pėrfundimit tė projektit. ALUP-i ėshtė projekt implementues dhe
vazhdimi do tė duhet tė pėrfshij investimet dhe nėse nuk do tė ketė mjete nė
dispozicion, druhet se kėto aktivitete do tė ndėrpriten me pėrfundimin e
projektit. Roli i IPA(RD), duke u veēuar nė masė tė madhe nė ARDP 2007-2013,
ėshtė themelor, por ka dyshim rreth qasjes sė tij.
Qėndrueshmėria e programit tė rregullimit tė tokės
Vėrejtjet e
lartpėrmendura qė nuk janė premtuese pėr financimin e programit pėr
implementimin e projektit janė bazė e
fokusit aktual kryesor tė ALUP-it mbi qėndrueshmėrinė. Megjithėse nuk ėshtė
vendimtarė vetėm ekzistimi i buxhetit pėr rregullim tė tokės (si dhe pėr
planifikim hapėsinor dhe zhvillim tė tregut tė tokės), por edhe kapaciteti i
institucioneve pėr tė filluar si duhet detyrat e reja. Sa i pėrket rregullimit
tė tokės, prioriteti kryesor i ALUP-it ėshtė tė mbėshteturit e MBPZHR-sė pėr
tiu pėrgjigjur kėrkesave tė ardhshme, pėr tė ndihmuar nė trajnimin e anėtarėve
tė parė tė komisionit, pėr tė vazhduar trajtimin e ēėshtjeve kryesore tė
metodologjisė dhe pėr tė kontribuar nė
identifikimin e mundėsive financuese nga donatorėt. Problemi ėshtė se
nuk ka gjasa tė mjaftueshme pėr kapacitet tė nevojshėm teknik dhe menaxhues nė
MBPZHR qė ti implementojnė nė mėnyrė tė pavarur tėrėsisht kėto projekte tė
para.
Planifikimi hapėsinor rural
Me pėrparimin nė
programin pėr menaxhimin e tokave rurale dhe tė mjedisit, ky aktivitet fillon
tė paraqet problem pėr shkak tė mungesės sė bazės ligjore. Natyrisht se Plani
pėr Menaxhimin e Tokave Rurale dhe Plani Akcional i Mjedisit i Klinės do tė
pėrfundohet me kohė, por kjo iniciativė duhet tė pėrfshihet nė praktikat e mira
planifikuese nė Kosovė. Por pėr kėtė nuk
ka bazė ligjore nė legjislacionin pėrkatės, veēanėrisht nė Ligjin pėr
Planifikim Hapėsinor, Ligjin pėr Mjedisin dhe Ligjin pėr Tokė Bujqėsore. Por do
tė ishte e dėshirueshme tė pasur njė plan tė tillė, si plotėsim i Planeve
Zhvillimore Urbane dhe ndihmesė pėr ose pjesė e Planit Komunal.
E ardhmja e pasurive tė NSH Sharr Prodhimi
E ardhmja e pasurive tė Sharr Prodhimit, tashmė nė Raportin e Progresit 03,
ėshtė paraqitur nė kėtė kapitull si
ēėshtje kryesore. Ende nuk janė qartėsuar pasiguritė e shprehura atėherė.
Mbetet e paqartė ēėshtja se si dhe kujt do tia dorėzoj AKM-ja pronėsinė e
kėtyre tokave (dhe tė gjitha tokave NSH tė
jo privatizuara) pas pėrfundimit tė mandatit tė AKM-sė. Edhe pse thuhet
se mandati i AKM-sė ėshtė shtyrė pėr disa muaj pas qershorit 2007, ėshtė koha e
fundit qė UNMIK-u ta trajtoj kėtė ēėshtje.
Ndotja
Nė kontekst tė LpTB-sė, ALUP-i merret me ēėshtjen e ndotjes sė tokave
bujqėsore. Grupi Punues pėr hartimin e Udhėzimeve Administrative, me kėshillėn e ISTE 1-4 dhe LSTE 1-1 tė ALUP-it, ka vendosur
qė ndotja e tokave bujqėsore nuk duhet tė trajtohet me LpTB, por me Ligjin pėr
Mjedisin, pasi qė sa i pėrket kėsaj LpTB-ja nuk ėshtė mjet i pėrshtatshėm.
Ēėshtje kryesore nė
Kosovė ėshtė ndotja. Edhe pse nuk ka gati fare informata qė do tė mundėsonin
vlerėsimin e shtrirjes sė saktė dhe pėrhapjes sė problemit, ndotja e tokave
bujqėsore nga minierat, industria, bujqėsia dhe bėrlloku shtėpiak ėshtė problem
kryesor nė rritje e sipėr. Ėshtė e domosdoshme qė tė luftimit tė ndotjes ti
jepet prioriteti i merituar.
Mė 8 shkurt 2007, u organizuar Seminari Semestral
pėr Akterė, qė kishte pėr qėllim vlerėsimin e rezultateve tė vitit tė
parė tė projektit dhe planifikimin e vitit tė dytė tė projektit. Objektivi ishte qė tė vlerėsohej qasja dhe
progresi, pėr tė mėsuar nga pėrvojat dhe pėr tė diskutuar ēėshtjet strategjike
qė janė tė rėndėsishme pėr vitin e dytė. Seminari ishte me pak pjesėmarrės, qenė
ftuar rreth 70 njerėz dhe vetėm ata njerėz qė nė njė mėnyrė ose tjetrėn luajnė
rolin e tyre nė projekt.
Organizimi i programit ishte i trefishtė:
·
Hapja, hyrja dhe prezantimet
individuale tė ekspertėve kryesor tė ALUP-it
·
Diskutimet nė 4 grupe pėr pyetjet
e para caktuara strategjike mė abstrakte se nė praktikėn e pėrditshme tė
projektit duke rezultuar me rekomandime.
·
Seanca plenare e seminarit pėr
prezantim dhe diskutime tė shkurtra te rekomandimeve.
Atmosfera ishte e mirė dhe e gjallė, pak njerėz e lėshuan seminarin,
madje pas drekės dhe ėshtė ēmuar natyra bashkėvepruese dhe e gjallė. Grupet
diskutuese e pėrbėnin ngjarjen qendrore, secili i ngarkuar me njė pyetje mbi
aspektin e veēantė tė strategjisė sė tokės dhe implikimeve tė tij nė ALUP nė vitin
e tij tė 2tė. Tė gjitha grupet diskutuese punuan mė shumė se ēėshtė pritur dhe
dolėn me rezultate dhe rekomandime tė rėndėsishme.
Marrėdhėniet me MBPZHR-nė vazhdojnė tė jenė shumė tė kėnaqshme dhe ALUP-i i kushton rėndėsi qė ato tė mbesin tė tilla. Janė
mbajtur takime tė rregullta me z.
Bashkėpunimi me
Institutin e Planifikimit Hapėsinor ėshtė i frytshėm, si dhe kontaktet e
vazhdueshme gjatė muajve tė kaluar. ALUP-i mban edhe marrėdhėnie miqėsore dhe
tė kėndshme me njė numėr agjencionesh, pėrfshirė AKM, AKK, IKB dhe tė
tjerė.
Ėshtė vazhduar bashkėpunimi me
projekte tjera.
Projektet qė duhet tė pėrmenden kėtu nė veēanti janė MI MBPZHR, qė e mbėshtet
MBPZHR-nė pjesėrisht si vazhdim i AMPK, Projekti pėr Menaxhim tė Qėndrueshėm tė
Pyjeve dhe Projekti i FAO-sė i Sistemit Informativ pėr Resurse tė Tokės.
Komiteti Drejtues i
Projektit ėshtė takuar me 12 Mars 2007 i
kryesuar nga z. Afrim Frrokaj, Udhėheqės i Dept. pėr Zhvillim Rural i
MBPZHR-sė. Pastaj, z. Pėrparim Ameti, Kryeshef Ekzekutiv i AKK i ėshtė
dėshiruar mirėseardhje si anėtar i ri nė KD.