PROJEKTI PĖR SHFRYTĖZIMIN E

TOKĖS BUJQĖSORE

 

Projekti me numėr identifikues 05KOS01/06/005

 

 

 

 

 

FORMULIMI I PROJEKTIT

PROJEKTEVE PĖR RREGULLIMIN E TOKĖS

 

 

Shkresa Teknike nr 19 e ALUP-it

 

nga

 

Niels Otto Haldrup,

Murat Meha

Avni Ramadani

 

 

 

 

 

 

 

 

Mars  2007

 

 

 

 

 

 

Indeksi

 

 

1. Hyrje

 

2. Pesė variantet e rregullimit tė tokave

 

3. Konstatimi i gjendjes ekzistuese: anketa themelore

 

4. Pėrparėsitė e rregullimit vullnetar tė tokės

 

5. Pėrcaktimi i stimulit

 

6. Ndarja nė faza

 

7. Qiradhėnia e kombinuar me rregullimin e tokės

 

8. Pronarėt qė mungojnė tė tokave

 

9. Kėrkesat pėr rikthim

 

10. Kontestet nga rregullimet e mėparshme tė tokave

 

11. Koordinimi i intervenimeve qė kanė tė bėjnė me tokėn

 

12. Modeli i gjeodetit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Rregullimi i tokės: Formulimi i projektit, Mars 2007.

 

1. Hyrje

Kjo shkresė ka pėr qėllim tė jep udhėzime pėr hapat e parė nė formulimin e projekteve tė rregullimit tė tokės. Po bėhen pėrpjekje qė tė pėrpilohet njė formular pėr prezantimin jo teknik, por profesionistėt me lehtėsi do tė shohin anėn teknike pas ēėshtjeve tė ndryshme. Shkresa pasqyron pėrvojėn e pilot projekteve tė ALUP-it dhe takimet, ekskursionet dhe diskutimet e shumta me pronarėt dhe pėrfaqėsuesit e pėrkushtuar.

 

Shkresa mbėshtetet nė tri gjetje kryesore:

 

Gjetja e parė kryesore ėshtė se gati nė tė gjitha lokalitetet ekziston nevoja pėr kombinim tė sqarimit tė pronėsisė dhe njėkohėsisht pėr njė “ndryshim” qė mund tė zvogėloj copėzimin dhe sigurisht tė ndihmoj disa projekte tė zhvillimit. Megjithėse, ēdo lokalitet ėshtė unik.

 

Gjetja e dytė kryesore ėshtė se nė pėrgjithėsi nė terren ka siguri. Pilot projekti ende nuk ka hasur nė kontest ndėrmjet fqinjėve lidhur me kufijtė. Parcelat e tokės sė pashfrytėzuar respektohen dhe pronarėt kanė njohuri tė sakta tė sipėrfaqes qė ata e posedojnė, nė cilin emėr ajo ėshtė regjistruar dhe pėr transaksionet e paregjistruara. 

 

Gjetja e tretė kryesore ėshtė se nė tė shumtėn e rasteve ėshtė teknikisht e mundshme qė tė klasifikohen pasiguritė ekzistuese dhe tė mundėsohen ndryshimet e nevojshme dhe projektet. Ky aktivitet do tė merr kohė, do tė angazhoj njė numėr mjaft tė madh njerėzish nė nivel vendor, por ai do tė mund tė strukturohet qė tė jetė jo “i vėshtirė”.

 

Shumė herė ekipi pėr rregullim tė tokės i ALUP-it e ka diskutuar qasjen e re me stafin komunal dhe me fermerė. Ėshtė e qartė se ekziston nevoja pėr rregullim tė tokės pėr tė tejkaluar njė numėr vėshtirėsish nė bujqėsi, si copėzimin, problemet e qasjes, pėrmirėsimi i rrugėve dhe sistemet ekzistuese pėr ujitje dhe zgjidhja e problemit tė shpeshtė me shėnime tė  mangėta. Rregullimi vullnetar i tokės mund tė kombinoj njė sėrė aktivitetesh tė tilla tė zhvillimit  dhe nė kėtė mėnyrė tė bėhet mjet pėr zhvillimin rural. Ėshtė punė e madhe qė do tė thotė se rregullimi i tokės mund tė jetė edhe formė e rėndėsishme e zhvillimit rural.   

 

Gjatė bisedave me fermerė u bė e qartė se rregullimi vullnetar i tokės dallon nga procedura e rregullimit tė mėparshėm tė tokave, sepse bazohet nė marrėveshje dhe fermeri mund tė zgjedh tė pėrmbahet; ēdo fermer duhet tė sheh leverdi nė bashkėngjitje. Kjo nėnkupton njė detyrė mjaft kėrkuese tė bisedimeve. Por, ajo gjithashtu hap thjeshtėsime tė caktuara ligjore. Sė pari, pėr shkak se nuk do tė ketė raste tė ankesave ligjore dhe sė dyti pėr shkak se rastet e komplikuara pėr shembull me kėrkesa tė pazgjidhura pėr  kthim mund tė lihen anash.[1] Qasja vullnetare nuk ka nevojė tė ofroj pėrfshirje tė plotė gjeografike.  

 

Pasi qė bazohet nė marrėveshje, qasja vullnetare ka kufizime tė caktuara. Njėri ėshtė se projektet tė cilat kanė nevojė pėr pėrfshirje tė plotė pėr t’u implementuar, siē janė projektet e reja pėr ujitje me pėrfshirje tė plotė, ndoshta edhe me pendė tė re – do tė duhet tė sigurojnė mandatin e eksproprijimit nė bazė ligjore, nė tė cilėn bazohet projekti. Kufizimi tjetėr i qasjes vullnetare ėshtė se  Komisioni pėr rregullimin e tokės i themeluar sipas UA pėr RT mund tė lidh vetėm marrėveshje vullnetare. Ai nuk ka mandat tė gjykoj konfliktet dhe imponoj zgjidhjet; ai nuk ėshtė gjykatė e tokės

 

 

 

2. Gjashtė variante tė rregullimit tė tokės

 

Forma e rregullimit tė tokės do tė varet shumė nga konteksti, si peizazhi, struktura e tokės bujqėsore, komunitetit vendor, llojit tė iniciativės sė projektit dhe sasisė sė financimit dhe intervenimit tė projektit. Ne besojmė se rregullimi i tokės mund tė ndodh nė tė ardhmen nė gjashtė variantet vijuese:

 

Lloji 1. Rregullimi vullnetar i tokės

Strategjia qėndron nė atė qė tė caktohet nxitja e qartė dhe t’u lejohet fermerėve t’i pėrgjigjen. Nxitja ėshtė ofrimi i ndihmės teknike dhe shpenzimeve tė transaksionit. Kushti ėshtė qė fermerėt e interesuar ta vėrejnė nevojėn pėr rregullim tė tokės dhe tė pėrgjigjen duke ndėrmarrė iniciativė, bėjnė kėrkesė dhe argumentojnė realizueshmėrinė e rasteve tė tyre.  UA jep udhėzim pėr kėtė. Ka gjasa qė kjo tė nevojitet pėr sipėrfaqe tė madhe tė fushave qė pėrmbyten, ku parcelat shumė tė copėtuara dhe forma e paplanifikuar i irriton fermerėt, jo vetėm pėr shkak tė arave shumė tė vogla dhe tė shpėrndara, por sidomos pėr mungesė tė mundėsisė sė hyrjes, kėshtu qė fermeri mund tė arrij nė arėn e vet vetėm duke kaluar nėpėr parcelat fqinje. Nė disa raste kėto zona tashmė kanė infrastrukturėn e ujitjes.     

 

Lloji 2. Projekti pėr pėrtėritjen e fshatit.

Ky ėshtė lloji i iniciativės i paraparė nė ARDP (Masa 8) ku komuniteti vendor (fshati) ndėrmerr iniciativėn dhe propozon njė sėrė pėrmirėsimesh. Kjo mund ose nuk mund tė pėrfshij kėmbimin e tokės. Pėr shembull, ura e re mund tė ndėrtohet si rezervė e rrugės ekzistuese. Ndoshta do tė nevojiten ose do tė jenė praktike disa riorganizime tė  tokės. Kėto mund tė arrihen me rregullimin e tokės. Nėse nevojiten pak kėmbime tė tokave, ndoshta nuk do tė nevojitet qė tė vihet nė veprim procedura e RT., nė vend tė asaj ndoshta ėshtė praktike qė tė merret gjeodeti privat pėr tė pėrpunuar transaksionet pėrmes gjykatės. – Shih mė poshtė pjesėn 12.     

 

Lloji 3. Rregullimi i papėrfunduar i tokave

Ky lloj ka tė bėjė me sipėrfaqe tė mėdha tė tokės bujqėsore mė pjellore tė Kosovės. Nė projektet e mėdha pėr ujitje nga fundi i viteve tė 1980-ta, ėshtė ndėrtuar infrastruktura dhe tokat janė riradhitur, por gjendja e re e pronėsisė nuk ėshtė regjistruar kurrė.  Pasoja ėshtė se sot pronarėt de-facto nuk posedojnė dėshmi zyrtare tė pronėsisė. Ajo qė nevojitet tė bėhet ėshtė qė tė pėrfundohet ky rregullim “i papėrfunduar” i tokave me pėrfundimin e regjistrimit. Kjo do t’i sjellė pronarėt nė tregun e tokės si pronarė zyrtarė tė tokės me regjistrim tė plotė. Pasi kėto projekte janė mbi 20 vjet tė vjetra, ka gjasa qė  nevoja pėr rregullim tė ri tė tokės tė jetė akumuluar. Prandaj pėrfundimi i RT tė papėrfunduar mund tė ketė dy komponente: Sqarimi i pronėsisė dhe rregullimi vullnetar i tokės – pėr ata pronarė tė cilėt janė tė interesuar qė nė procesin e njėjtė tė ndėrrojnė parcelat e veta me parcela nė vend mė tė mirė.    

 

Lloji 4. Projektet e ARDP qė kanė tė bėjnė me tokėn

Janė kėto projekte qė kanė pėr qėllim objektivat e veēantė sipas ARDP-sė dhe tė cilat nė faza tė ndryshme do tė kenė tė bėjnė me toka. Njė shembull ėshtė objektivi i menaxhimit pėr pėrmirėsimin e pyjeve. Ky lloj i projekteve me siguri do tė bazohet nė interesimin e caktuar tė komunitetit dhe me kėtė pritet gjithashtu tė hulumtoj shtrirjen e trajtimit tė kėmbimit tė tokave – mundėsisht me ndihmėn e donatorit – do tė kėrkon riorganizim tė kufizuar tė pronėsisė dhe shfrytėzimit tė tokės, pėr shembull pėr mbjelljen e pemėve ose ngastrave provuese pėr teknikat e pėrmirėsimit tė kultivimit. Siē ėshtė thėnė pėr llojin  2: Nėse ėshtė sasia e kufizuar, ndoshta do tė ishte mė praktike qė tė angazhohet gjeodeti privat t’i trajtoj ato si transaksione individuale – Shih mė poshtė 12.

 

Lloji 5. Intervenimet publike

Kėto janė projekte ku iniciativa buron nga ana e agjencive publike. Shembujt pėrfshijnė autostradėn e re, zonat e reja tė minierave, projektet pėr restaurimin e tokės, pendėt e reja pėr ujitje. Projektet e tilla– varėsisht nga konteksti – do tė kėrkojnė rregullim tė tokės pėr tė ruajtur potencialin e tokės bujqėsore e cila e ka ndėrruar formėn dhe – njėkohėsisht – pėr t’iu dhėnė pronarėve tė dėmtuar njė pjesė tė kompensimit. Kėto projekte gjithashtu kėrkojnė pėrfshirje tė plotė tė sė paku njė pjese tė hapėsirės sė projektit dhe pėr kėtė nuk mund tė mbėshteten nė pjesėmarrje vullnetare.  Ky lloj i projekteve zakonisht kėrkon mandatin e intervenimit (eksproprijimi). Mandati i tillė duhet tė krijohet nė bazėn ligjore tė ēdo projekti. Nėse lloji 2 dhe lloji 4 i projekteve zgjerohen dhe inkuadrojnė pėrfshirje dhe intervenim tė konsiderueshėm, ato munden gjithashtu tė kėrkojnė mandat tė intervenimit tė veēantė. Por, teknika e RT mund tė aplikohet. – Pėr mė tepėr shih pjesėn 11 mė poshtė.  

 

Lloji 6. Kontestet nga rregullimi i mėparshėm i tokave

Rregullimi i tokės do tė has nė konteste qė i kanė rrėnjėt nė rregullimin e mėparshėm tė tokave nga vitet e 1980-ta; nė disa zona mė shumė se nė tjera. Njė nga arsyet pėr kėtė qėndron nė atė se ky nuk ishte rregullim vullnetar i tokave, por i imponuar tek ndonjėherė pjesa e madhe e pakicės mospajtuese dhe mė pas nuk ka qenė imponues. Mbizotėrimi i kontesteve ėshtė parametėr i paparashikueshėm, sepse kėrkon shqyrtimin e ēdo rasti dhe zonės vendore, pėr tė zbuluar natyrėn e saktė tė rasteve.  Rregullimi i tokės mund tė kėrkoj qė tė ndėrmjetėsohet pėr raste dhe duket se shumė pronarė motivohen pėr zgjedhjen e rasteve nė mėnyrė tė arsyeshme, sepse procedurat gjyqėsore marrin kohė, para dhe energji dhe zakonisht shpijnė nė probleme tė reja. Por komisioni i themeluar me UA mund tė bėj vetėm marrėveshje  vullnetare. Ai nuk e ka mandatin pėr tė vendosur zgjidhjet e kontesteve dhe imponoj zgjidhjet; ai nuk ėshtė gjykatė pėr tokėn. Shih mė poshtė pjesėn 11.

 

 

3. Konstatimi i gjendjes ekzistuese: Anketa themelore

 

Projektet pėr rregullimin e tokės janė zona tė veēanta. Ēdo zonė ėshtė unike. Prandaj duhet qė tė krijohet njė “pasqyrė” e pėrpiktė me qėllim qė tė specifikohet saktėsisht se ēfarė do tė bėj projekti dhe si do ta bėj atė. Kjo ėshtė “anketa themelore”, sikur kur mjeku e bėn radioskopinė. Anketa themelore jep analizėn e gjendjes qė paraqet gjendjen e pronėsisė sė vėrtetė dhe copėzimin dhe ajo i pėrmbledh preferencat dhe propozimet e pronarėve tė tokave.

 

Teknikisht, ėshtė e thjeshtė qė tė konstatohet gjendja ekzistuese e pronėsisė faktike dhe shfrytėzimit tė tokės. Ėshtė e pėrshtatshme qė nė pilot projekte tė pėrdoren ortofotot me njė mbishtresė tė hartės kadastrale – ashtu siē ėshtė. Edhe pse tė vjetruara pėr shkak tė ndėrrimeve tė paregjistruara nė terren, njė sasi e  madhe e veēorive ende janė si duhet dhe nė tė  shumtėn e rasteve ndryshimet janė nėnndarjet nė parcela tė trashėguara. Disa prej tyre janė tė dukshme nė tokė dhe tė tjerat i mban nė  mend farefisi, si hise tė bashkėpronėsisė tė parcelave tė caktuara.

 

Ortofoto ėshtė mjet themelor sepse ėshtė e vitit 2004 dhe karakteristikat e kulturave nė tė shumtėn e rasteve janė tė dukshme dhe pronarėt e kanė tė lehtė t’i gjejnė ato nė foto. Me fjalė tjera: Informatat qė mungojnė nė regjistra janė marrė duke e intervistuar ēdo pronar/shfrytėzues. Pronari ėshtė pyetur njėkohėsisht edhe pėr disa tė dhėna elementare, pėrfshirė sipėrfaqet e parcelave, llojin e tokės sė shfrytėzuar, etj dhe mė e rėndėsishmja: planet e mundshme pėr shfrytėzimin e ardhshėm tė tokės dhe bujqėsisė dhe preferencat sa i pėrket rregullimit tė tokės. Pyetėsori me qėllim ėshtė pėrpiluar i thjeshtė. Softweri dhe pajisja e kompjuterėve qė nevojitet pėr trajtimin e formatit digjital tė ortofotove dhe hartave kadastrale gjenden nė tė gjitha ZKK-tė dhe zakonisht nė dijeni tė gjeodetėve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Qėllimi i rėndėsishėm i anketės themelore ėshtė qė tė vendoset kontakti me pronarėt dhe shfrytėzuesit dhe dialogu rreth gjendjes sė  tanishme dhe tė ardhmes. Zakonisht pronarėt kontribuojnė me informata plotėsuese mbi vendin dhe ata mund tė tregojnė se kush janė fqinjėt e tyre dhe si mund tė kontaktohen ata. 

 

 

Harta e pronėsisė ėshtė ndoshta mjeti mė i rėndėsishėm nė procesin e rregullimit tė tokės. Ajo jep njė pasqyrė vizuale qė kuptohet lehtė pėr pronarėt dhe profesionistėt e ngjashėm. Dhe ajo ėshtė mjet themelor nė pjesėmarrje.   

 

 

4. Pėrparėsitė e rregullimit vullnetar tė tokės

 

Pėrparėsia kryesore e rregullimit vullnetar tė tokės ėshtė se ai mund tė kombinoj sqarimin e pronėsisė me ndėrrimin e pronėsisė – nė procesin e njėjtė. Objektivi mė i madh i rregullimit tė tokės ėshtė “ndėrrimi” i pronėsisė, qė do tė thotė zvogėlimi i copėzimit. RT vullnetar e bėn kėtė duke i ndėrruar parcelat sė bashku, duke i pėrditėsuar emrat e pronarėve dhe nė njė masė ku lejon gjendja ekonomike ndihmon shitjen neto tė disave dhe rritjen e madhėsisė sė fermave nga tė tjerėt. Teknikisht, transaksionet bėhen si marrėveshjet mbi shitjen dhe blerjen.[2]  

 

Faza e parė ėshtė sqarimi i pronėsisė. Pronari faktik duhet tė vėrtetohet si pronar ligjor. Pas kėsaj, pronari ėshtė nė pozitė qė tė lidh marrėveshje pėr ndėrrimin e pronės. Thėnė mė bindshėm: Ai e ka tė drejtėn – si pronar – tė lidh transaksione tė tilla pėr aq sa ato nuk i shkelin ligjet tjera. Shih mė poshtė pjesėn 11 pėr nevojėn pėr tė koordinuar procesin me procedurėn pėr rindėrtimin kadastral.

 

Pronari mund tė pranoj se tė dhėnat pėr vende janė tė pėrafėrta[3] qė mundėsojnė thjeshtėsimet teknike sepse vendet mund tė merren nga hartat dhe analiza kadastrale tė bėhet nė fazė tė mėvonshme. Parregullsitė qė e tejkalojnė se ēfarė mund tė lejohet si korrigjim nė rindėrtimin kadastral tė bazuar nė Ligjin pėr Kadastėr – pastaj mund tė futen si kėmbim i tokės pėr tė cilėn gjė pajtohen palėt.   

 

Ndryshimet mė tė mėdha nė vlerėn e tokės mund tė barazohen me pagesė nė para – vetėm atėherė kur palėt tė pajtohen. Kjo do tė thotė se nė tė shumtėn e rasteve vlerėsimi i hollėsishėm teknik me teste tė tokės etj. mund tė mėnjanohet vetėm me pajtimin e palėve mbi vlerėn pėrkatėse relative tė parcelave qė ata i kėmbejnė. Udhėzimet Administrative paraqesin teknikat e vlerėsimit tė tillė pėrkatės tė bazuar nė perceptimet e fermerit.[4] Me fjalė tjera, ndėrmjetėsimi mund tė eliminoj nevojėn pėr vlerėsimin teknik tė tokės.  Negociatat nė pilot projekte tregojnė se fermerėt nė fakt janė mjaft fleksibil nė vlerėsimin e vlerės sė kombinuar pėr shembull tė shitjes sė parcelės sė largėt tė kualitetit tė mirė tokės pėr njė parcelė afėr shtėpisė tė kualitetit mė tė keq tė tokės. Duhet pėrmendur se vlerėsimi pėrkatės ėshtė gjithashtu tė rėnit nė ujdi i tė dy pronarėve tė cilėt pajtohen qė dy parcela tė ndryshme tė tokės tė mund tė kėmbehen nė vlerė tė njėjtė dhe ėshtė po aq komplekse sikur tė pajtohen se ka dallim tė caktuar nė vlerė.

 

Pėrvoja nga anketat themelore nė dy pilot projekte tregojnė se pronarėt shumė saktėsisht i mbajnė nė mend se cilat sipėrfaqe i posedojnė – ata shpesh kanė dokumentacionin nga listat poseduese. Nė raste tjera ata mund ta kenė dokumentacionin nga rregullimi i vjetėr i tokės, qė i ėshtė dhėnė secilit pronar para dhe pas bartjes. Intervistat kanė vėrtetuar se pėrgjithėsisht kjo pėrputhet nė terren. Ende nuk ėshtė hasur nė asnjė kontest tė drejtpėrdrejtė pėr kufij. Kufijtė zakonisht janė shėnuar me njė gur tė ngjyrosur me tė bardhė – dhe ata respektohen. Duket se respektohet edhe toka e pashfrytėzuar e pronarėve nė mungesė.   

 

Kjo paraqet thjeshtėsimin e rėndėsishėm teknik. Kur anketa themelore tė vėrtetoj se sipėrfaqja faktike e pronarėve nė pėrgjithėsi pėrputhet me sipėrfaqen e regjistruar nė listėn poseduese ose dokumentacionin tjetėr, atėherė pėr pikėnisje si “sipėrfaqja – para” mund tė bihet nė ujdi me pronarėt  qė tė jetė ashti si ėshtė nė listėn poseduese ose dokumentacionin tjetėr. Pėrparėsia ėshtė se atėherė nuk nevojitet qė nė tė vėrtetė tė analizohet gjendja ekzistuese. Kjo ka logjikė se gjendja ekzistuese do tė ndryshoj. Ajo qė ka rėndėsi pėr pronarin ėshtė se sipėrfaqja e parcelave tė tij ėshtė zhvendosur sė bashku dhe kjo ėshtė gjendja e re e cila do tė analizohet dhe regjistrohet plotėsisht.    

 

Sė dyti, nėse ėshtė rėnė nė ujdi qė pikėnisje tė jetė sipėrfaqja e regjistruar, ekziston baza pėr zgjidhjen e rasteve tė pakta tė shkeljes. Pėr shembull, mund tė merret si rregull se nėse njė pronar e shfrytėzon pak si tepėr parcelėn e fqinjėve – ai nuk e ka paguar qiranė pėr tė – por nuk e ka fituar pronėsinė. Dhe mėnyra tjetėr. Nėse disa pjesė tė tokės sė tij i ka shfrytėzuar fqinji nga i cili nuk merr qira – por ende e ka pronėsinė. Kjo nėnkupton eliminimin e posedimit tė kundėrt.[5]. Pronarėt mund tė pajtohen pėr rregulla tė tilla  nė fillim tė rregullimit tė tokės, sepse ai ėshtė vullnetar. Kur tė konstatohen si pronarė – ata kanė tė drejtėn qė tė bėjnė transaksione me kushte tė tilla.

 

Por, gjendjet dhe rrėfimet e veēanta mund tė kėrkojnė vėmendje tė posaēme. Shih mė poshtė gjithashtu kėrkesat pėr kthim nė pjesėn 9.

 

5. Pėrcaktimi i stimulit

 

Rregullimi vullnetar i tokės e cakton stimulimin pėr fermerėt mbi ndėrmarrjen e iniciativės pėr rregullimin e tokės dhe pėr t’iu bashkangjitur atij. Ky stimulim ėshtė se ndihma teknike dhe shpenzimet e transaksioneve janė gratis.

 

Ky stimulim mund tė zhvillohet mė tutje nė kontekstin e ēdo projekti. Nė praktikė do tė ishte logjike qė tė pėrfshihet edhe ndihma nė krijimin e formės sė re. Paraqitja e parcelave tė vogla shpesh pėrfshin nivelimin e kufijve ku zakonisht rriten kaēuba dhe ndoshta drunj me vlerė tė pėrhershme tė peizazhit. Ndoshta disenji i ri kėrkon gjithashtu hapjen dhe nivelimin e hapėsirės pėr rrugė anėsore.

 

Kjo mund tė bėhet brenda ditės ose dy ditėsh me makina moderne niveluese ose traktorė tė mėdhenj, kur tė shėnohet forma e re dhe kur e udhėheq gjeodeti. Sa i pėrket financave, kjo do tė jetė sasi e vogėl nė perspektivėn e tėrė projektit. Nėse nuk pėrfshihet nė projekt, ndoshta do tė mund tė sponsorohet nga donatorė ose OJQ tjera. Ndihma e tillė fillestare do t’i ndihmonte fermerėt shumė. Nga fermerėt do tė varej qė tė organizojnė nė mes veti pėrmirėsimin e mėtutjeshėm dhe mirėmbajtjen pasuese tė mbjelljes sė drunjve tė rinj etj.      

 

 

6. Ndarja nė faza

 

Nė shikim tė parė duket se projekti pėr rregullimin e tokės ėshtė gati i pamundshėm. Por ekzistojnė mėnyra tė ndryshme ku detyra e pėrgjithshme mund tė ndahet nė detyra mė tė vogla tė madhėsisė sė menaxhueshme tė cilat mund tė implementohen me radhė.    

 

Faza e parė ėshtė identifikimi i zonės nė fokus. Nevoja pėr rregullim tė tokės nuk e pėrfshin domosdo njė zonė tė tėrėsishme kadastrale, qė nė regjistrim  ėshtė koncepti teknik. Nga perspektiva bujqėsore ose e projektit, fokusi mund tė drejtohet nė zonė tė caktuar funksionale, pėr shembull toka bujqėsore me prodhimtari tė lartė dhe pėrjashtimi i zonave mė tė vėshtira, si vendbanimi i fshatit. Problemet nė kėtė pjesė pastaj mund tė pėrjashtohen nga rregullimi i tokės nė njė fazė tė mėvonshme. 

 

Faza e dytė do tė ishte anketa themelore e zonės nė fokus qė jep pasqyrė mė tė saktė tė gjendjes. Nė kėtė bazė mund tė bėhet disenji operativ i projektit dhe tė bihet nė ujdi me pronarė tė tokave pėr rregulla tė veēanta.   

 

Faza e tretė pastaj ėshtė inicimi i implementimit. Edhe kjo mund tė ndahet nė faza. Projektet qė parashohin edhe ndėrtimin e infrastrukturės nė fazė tė mėvonshme mund ende tė fillojnė nė fazėn e parė tė rregullimit vullnetarė tė tokės dhe sqarimit tė pronėsisė. Kjo mund tė mos jep gjendjen pėrfundimtare dhe tė pėrkryer. Shumica mund tė kenė disa parcela tė rregulluara dhe forma e re e rrugėve anėsore do tė mund tė negociohet. Arritja kryesore do tė ishte pėr tė pasur programin e sqaruar pėr rregullimin e ardhshėm tė tokės.

 

Faza e katėrt mund tė jetė projekti kryesor pėr ujitje tė re me infrastrukturė tė pėrmirėsuar ose tė re ndoshta me investime tjera, duke u varur gjithnjė nga gjendja dhe financat ekzistuese. Nė praktikė, ndoshta bisedimet pėr financimin e projekteve tė tilla do tė zgjasin me vjet. Siē u pėrmend, rregullimi i parė i tokės mund tė pėrgatitet mirė. Ai mund tė ofroj edhe argument mė tė fuqishėm  pėr financimin e projektit nėse rregullimi paraprak i tokės tashmė pėrparon, duke e zvogėluar copėzimin dhe sqarimin e pronėsisė tė zonės sė fokusuar.

 

Nė pėrgjithėsi, rregullimi i tokės duhet tė kuptohet si instrument pėr pėrshtatje. Gjendja pronėsore duhet tė shikohet edhe si diēka qė mund tė ndryshohet kur kėtė ta kėrkojnė rrethanat e reja. Ėshtė “normale” qė gjendja pronėsore tė pėrshtatet kohė pas kohe. Pas fazės sė parė, njerėzit dhe profesionistėt mėsohen me procedurėn dhe fitojnė pėrvojė teknike dhe pėrshtatjet pasuese janė shumė mė tė lehta.     

 

 

7. Qiradhėnia e kombinuar me rregullimin e tokės

 

Rregullimi i tokės i bujqėsisė praktike nuk nevojitet domosdo tė bėhet me ndėrrimin e  pronėsisė. Ajo mund tė arrihet edhe me qiradhėnie. Komponenti i ALUP-it pėr qiradhėnie vėrteton se qiradhėnia ėshtė e rėndomtė zakonisht pėr njė vit ndėrmjet farefisit dhe ajo ėshtė jozyrtare.

 

Vlerėsohet qė nėse / kur bujqėsia tė bėhet nė tė ardhmen mė komerciale, ata qė bėjnė investime mė afatgjata pėr shembull nė ndėrtesa dhe makina do t’u nevojitet njėjtė njė siguri afatgjatė pėr tokėn e cila nevojitet pėr kėto investime. Pėr shkak se me gjasė  shumė pronarė nuk e kanė ndėrmend tė heqin dorė nga toka, por mendojnė ta japin me qira, pritet qė  qiradhėnia afatgjatė tė jetė mėnyrė pėr rregullimin e tokės pėr madhėsi tė rritur tė njėsive komerciale bujqėsore.

 

Prandaj ALUP-i ka pėrgatitur kontratat modele tė qiradhėnies qė e pėrcaktojnė formatin e lehtė pėr lidhjen e kontratave tė tilla afatgjata tė qiradhėnies. Model kontrata jep formatin dhe i radhit gjėrat e rėndėsishme pėr t’i marrė parasysh. [6]

 

Pėr kėtė ekziston opsioni pėr pronarin nė rregullimin e tokės qė ai ta rregulloj tokėn e vet dhe nė tė njėjtin proces tė ketė kontratėn e qiradhėnies pėr tė cilėn do mund tė bisedohet me pronarin tjetėr. Kontrata e qiradhėnies pastaj do tė jetė shtojcė nė marrėveshjen e rregullimit tė tokės dhe tė regjistrohet si detyrim nė pronėn e re tė pronarėve tė rinj.

 

 

 

8. Pronarėt e tokave qė nuk janė tė pranishėm

 

Ēdo rregullim i tokės nė Kosovė do tė duhet tė pėrballet me pėrqindje tė madhe tė pronarėve tė tokave qė nuk janė tė pranishėm. Fshati Shishman ka treguar se 40% prej numrit tė pronarėve jetojnė jashtė fshatit dhe jashtė vendit, tė cilėt posedojnė rreth  33% tė sipėrfaqes. Fshati Videjė ka gjithashtu njė numėr tė madh tė pronarėve qė mungojnė dhe pėrveē kėsaj ai ėshtė komunitet i pėrzier me gati gjysmėn (numri dhe sipėrfaqja) e pronarėve serb, prej tė cilėve shumica nuk jetojnė pėrgjithmonė nė fshat. 

 

Vėmendje e posaēme duhet t’i kushtohet vendosjes sė kontaktit me kėta pronarė dhe gjetjes sė mėnyrės qė tė takohen dhe komunikohet me ta. Nė fazėn e hershme nevojitet kjo tė mund tė futet nė sistem pėr t’i regjistruar kontakt detajet e pronarėve qė mungojnė, pėr t’u takuar me ta kur tė kthehen nė shtėpi dhe tė rėnit nė ujdi pėr mėnyrat e komunikimit.  Kur tė vendoset kontakti personal, ėshtė mė lehtė tė komunikohet pėrmes telefonit, postės sė rregullt ose edhe pėrmes internetit. 

 

Mund tė jetė praktike qė tė formulohet mandati pėr pėrfaqėsuesit pėr nėnshkrimin e dokumenteve. 

 

 

9. Kėrkesat pėr kthim

 

Ėshtė shtyrė afati i fundit pėr kėrkesat pėr kthim (mė parė Mars 2007) prandaj AKP pret qė afati i fundit tė caktohet pėr fund tė vitit 2007. Procedura pėr parashtrimin e kėrkesės pėr kthim ėshtė qė parashtruesi i kėrkesės t’i drejtohet APK-sė dhe ta parashtroj kėrkesėn.  APK-ja i regjistron hollėsitė e plota pėr parcelat e tokės pėrkatėse dhe kontakt detajet e pronarit dhe pas kėsaj ato bėhen publike. Pėrveē tjerash, APK-ja cakton kufijtė me shenjė tė dallueshme nė terren se kėrkesa pėr kthim ėshtė parashtruar.[7]

  

Prandaj teknikisht ėshtė shumė e thjeshtė tė verifikohet nėse nė zonėn e projektit ka kėrkesa pėr kthim dhe ėshtė e mundshme qė tė kontaktohet parashtruesi i kėrkesės. UA, neni 17 udhėzon mbi trajtimin e palės sė tretė tė interesuar qė mund tė paraqitet gjatė shikimit publik ose kthimit. Negociata do tė sqaroj nėse kėrkesa mund tė pėrfshihet nė rregullimin e tokės dhe lidhet marrėveshja vullnetare me ē’rast zgjidhet kėrkesa e parashtruar. Nėse nuk mund tė bėhet zgjidhet kėrkesa dhe tė lidhet marrėveshja, toka  pėrkatėse nuk pėrfshihet nė rregullimin e tokės dhe kėrkesa do tė zgjidhet nė proces tė veēantė ligjor. Pėr mė tepėr, shikimi publik mund tė bėhet nė pajtim me udhėzuesit e APK-sė, pėr tė zbuluar ēdo lloj interesi tė mundshėm tė palės sė tretė tė parashikuar.

 

Kėshtu rregullimi vullnetar i tokės nuk implementohet “kundėr” tė ēdo interesi tė palės sė tretė dhe nuk do tė shkel parimet e procesit tė kthimit nė zhvillim e sipėr. Kjo ėshtė e mundshme se rregullimi vullnetar i tokės nuk duhet medoemos tė pėrfshij njė zonė tė tėrė kadastrale – ai ka fleksibilitet qė mund tė lė parcela tė caktuara tė tokės.  

 

 

10. Kontestet nga rregullimi paraprak i tokave

Ky aspekt e ka origjinėn nė pasiguritė e lėna prapa tė rregullimit tė tokės tė implementuar nė shkallė tė gjerė nė vitet e 1980s. Aspekti pėrfshin: RT pėr shumė vjet ėshtė arritur nė terren, por procesi zyrtar i regjistrimit tė gjendjes sė pronėsisė sė re nuk ka pėrfunduar. Nė disa komuna shėnimet janė marrė nė Serbi, nė tė tjerat ekziston dokumentacioni tekstual i transaksionit nė RT, por mungojnė hartat e reja kadastrale. Del se kėto projekte i kishin implementuar kompanitė qė nė disa raste ishin nga Maqedonia ose Serbia dhe nuk ėshtė e qartė ku ka pėrfunduar procesi zyrtar dhe ato nuk e kanė dhėnė dokumentacionin final.  Pėrveē kėsaj, kah fundi i vitit 1990, nė shumė zyre tė tokave stafi shqiptar ėshtė pėrjashtuar nga puna.

 

Kėshtu, ky rregullim i tokave ka lėnė gjendje tė mos harmonizuar ndėrmjet gjendjes  de-facto dhe de-jure. Nė shumė raste ka siguri nė terren, marrėveshje ndėrmjet fqinjėve dhe problemi themelorė ėshtė pėrditėsimi i regjistrave. Megjithatė, nė situata tjera kontestet kanė dalė nga ngjarjet e mėparshme. Njė lloj kontesti ėshtė ku nuk ėshtė respektuar/zbatuar plani i RT.

 

Njė pjesė e informatave faktike ėshtė parimi i viteve 1980-ta ishte se interesimin pėr rregullim tė tokės duhet ta paraqesin sė paku  51% e pronarėve nė zonėn kadastrale. Pastaj, Komisioni pėr rregullimin e tokės ka pasur mandatin qė tė implementoj rregullimin e tokės pėr tėrė zonėn kadastrale. Plani ishte pėrpiluar dhe ekspozuar pėr njė periudhė tė shkurtėr. Pronarėt mund tė dėrgonin komentet me shkrim, por toka e tyre gjithsesi do tė pėrfshihej. Del se nė disa zona ishte tejkaluar kufiri i ligjshmėrisė nė atė masė sa plani nuk ishte i zbatueshėm. Duket se ky ka qenė problem serioz nė komunėn e Drenasit nė rreth 20% tė rreth 5000 hektarėve sipas RT nė vitet 1980-ta; nė disa zona mė keq se nė tė tjerat. Ėshtė raportuar se nė komunėn e Vitisė RT i mėparshėm ka pėrfshirė 10 zona kadastrale, por vetėm nė njėrėn zonė njerėzit nuk e kanė pėrshėndetur.      

 

Prandaj shumė pronarė kanė dokumentacionin mbi pronėsinė e vlefshme ligjore tė tokės, edhe pse pronarėt e mėparshėm kanė refuzuar ta lėshojnė atė– ose pronėsinė e re e ka  refuzuar zotėruesi i sė drejtės, i cili nuk heq dorė nga toka e tij e mėparshme, pėr shembull duke refuzuar tė merr atė qė plani ia ndan. Problemi ėshtė se disa pronarė kanė tė drejtė valide ligjore mbi tokėn, por nuk ka qasje nė tokė sepse e drejta e tyre nuk ėshtė fuqizuar. Disa e kanė dorėzuar lėndėn nė gjykatė. Kohėve tė fundit, vendimi i gjykatės e ka pranuar kėrkesėn e tillė dhe komuna e Drenasit ėshtė dashur ta kompensojė pronarin. Pastaj, pėr shkak tė mungesės sė hartave tė pėrditėsuara kadastrale (dhe natyrės sė kėsaj kėrkese tė veēantė), vendimi i gjykatės i referohet gjendjes kadastrale para rregullimit tė tokės dhe e ka pėrcaktuar pronėsinė e njė ngastre/formės sė tokės e cila mė nuk ekziston, por e cila tani duhet tė pėrcaktohet sėrish nė mes tė formės nga rregullimi i tokės. Vendimi i gjykatės nuk bėn kurrfarė pėrshtatje tė rregullimit tė tokės me qasje, etj. Kėshtu zgjidhja e lėndės nga gjykata krijon problem tė ri tė korrigjimit tė formės nė terren. Nė rastin e lartpėrmendur thuhet se rreth 30 parcela duhet tė disenjohen sėrish pėr tė siguruar mundėsi hyrjeje, etj. Kjo ka gjasa tė ndodh me kėrkesa pėr kthim sepse ato i referohen shėnimeve tė vjetra kadastrale.

 

UA-ve pėr rregullimin vullnetar tė tokės ofrojnė mundėsinė pėr tė marrė parasysh sipėrfaqen e pėrgjithshme tė tokės funksionale vendore, pėr tė biseduar sa mė shumė tė jetė e mundur dhe pėr t’i veēuar tė tjerat. Metodologjia mund tė hulumtoj se sa ėshtė e mundur tė zgjidhet pėrmes ndėrmjetėsimit dhe mundėsisht tė kombinohen me defragmentim tė tillė dhe ndryshim struktural tė cilin mund ta duan fermerėt – nė procesin e njėjtė. Por Komisioni pėr rregullimin e tokave, i formuar sipas UA-ve pėr RT mund tė bėjnė vetėm marrėveshje vullnetare. Ai nuk ka mandat qė tė merr vendim pėr konteste dhe tė imponoj zgjidhjet; ai nuk ėshtė gjykatė pėr tokėn.

 

 

11. Koordinimet e intervenimeve qė kanė tė bėjnė me tokėn

 

Janė planifikuar ose duke u implementuar njė numėr projektesh qė – secili nė mėnyrė tė vet – kanė nevojė pėr tokė. Nevojitet koordinim pėr t’i ikur dyfishimit tė pėrpjekjeve dhe pėr tė arritur pėrfitimin reciprok tė pėrpjekjeve paralele.

 

Sė pari, nevojitet zbatimi i procedurės sė standardizuar pėr sqarimin e pronėsisė. AKK-ja ėshtė duke e implementuar nė projekt tė financuar nga Banka Botėrore pėr rindėrtimin kadastral[8] nė 25 zona kadastrale. Ky projekt do tė fitoj pėrvojė tė rėndėsishme nė sqarimin e pronėsisė. Metodologjia pasuese duhet tė zbatohet nė rregullimin e tokės edhe nė fazėn e sqarimit. Prandaj, nevojitet koordinimi i funksionit tė Komisionit pėr rindėrtim kadastral dhe Komisionit pėr rregullim tė tokės dhe bashkėveprimin e tyre me gjykata nė procesin e sqarimit tė pronėsisė.  E njėjta do tė zbatohet kur tė zhvillohet eksproprijimi pėr rrugėt kryesore: Faza e parė e pashmangshme ėshtė sqarimi i pronėsisė nė koridorrin e dėmtuar.    

 

Sė dyti, nevojitet qė tė “importohet” mandati i eksproprijimit ose intervenimit nė projektet qė do tė zbatojnė rregullimin e tokės, por u nevojitet mandati i eksproprijimit pėr tė siguruar implementimin e tyre. Udhėzimet Administrative pėr rregullimin e tokės ofrojnė vetėm rregullimin vullnetar tė tokės. Nėse njė projekt ka nevojė pėr mandatin e eksproprijimit pėr shembull pėr shkak se nėnkupton pėrfshirjen e plotė tė territorit kryesor dhe anketa themelore tregon se nuk ka shpresa pėr t’u arritur tė gjitha marrėveshjet nė baza vullnetare – atėherė projekti duhet tė ketė mandatin e intervenimit tė tij nė bazė tė veēantė ligjore nė tė cilėn bazohet projekti. Pėr shembull, Ligji pėr Ujėra ka mandat tė eksproprijimit .[9] Ndoshta nevojitet kjo dispozitė nėse implementohet skema e re pėr ujitje. Pas kėsaj, duhet tė vendoset se si tė impelmentohet mandati. Pėr shembull, nėse Komisioni pėr rregullim tė tokės ka autorizimin e  mandatit ose nevojitet tė formohet njė komision i veēantė.     

    

Sė treti, nevojitet qė rregullimi i tokės tė pėrfshihet nė projektet e infrastrukturės qė kanė nevojė pėr tokė. Projektet e tilla pak a shumė nė mėnyrė dramatike e marrin tokėn dhe e dėmtojnė strukturėn e fermės fqinje dhe e pengojnė hyrjen ekzistuese. Siē ėshtė pėrmendur mė herėt nė raportet e ALUP-it, autostrada e planifikuar me gjatėsi prej – siē thuhet – rreth 120 km ėshtė njė shembull, ajo do tė dėmtoj njė numėr tė madh tė pronarėve dhe parcelave tė tokės.  Rregullimi i tokės nevojitet pėr tė “riparuar” dėmin struktural nė tokėn bujqėsore. Me rivendosjen e ngastrave tė ndara tė tokės, zgjidhjet mund tė negociohen qė ofrojnė kompensimin e tokės nė ngastra tė mirė formuara, me mundėsi tė kombinimit edhe me pagesė nė para.   

 

Rregullimi i tokės do tė jetė komponent integrale e kompensimit dhe do tė nevojitet bėhet nė bashkėpunim tė ngushtė me komisionin pėr eksproprijim.  Nėse rregullimi i tokės nuk pėrfshihet nė projekte tė tilla, potenciali bujqėsor i tokės fqinje pėrgjithmonė do tė zvogėlohet dhe dėmi struktural do t’u lihet si barė pronarėve tė dėmtuar.   

 

Duhet pėrmendur se edhe nė eksproprijim tė gjitha pėrpjekjet bėhen pėr tė planifikuar zgjidhje tė mira pėr pronarėt e dėmtuar me tė cilėt mund tė arrihet marrėveshja, ndėrsa kontesti i shkaktuar nga projekti tė zgjidhet. Edhe nė rastet kur marrėveshjet nuk mund tė arrihen,  me pėrpjekje, a do tė krijojnė pėrpjekjet me bisedime legjitimitetin pėr imponimin e zgjidhjes?

 

12. Modeli i gjeodetit

Procedura e komisionit pėr tė mbikėqyr procedurėn dhe implementuar transaksionet nė rregullimin e tokės ėshtė shumė efikase pėr njė numėr tė madh tė kėmbimeve tė pėrnjėhershme. Por nėse rregullimi i tokės nevojitet vetėm nė lokacion tė vogėl pėr disa qėllime tė veēanta, mund tė inkuadrohen pak fermerė dhe mund tė jetė me vėllim aq tė kufizuar sa nuk do ta arsyetoj procesin e aktivizimit tė komisionit.

 

Alternativa nė raste tė tilla mund tė jetė qė tė kontaktohet gjeodeti dhe tė merret vesh nėse ai mund tė bėj riorganizimin dhe ta sqaroj atė dhe regjistroj si transaksione pėrmes gjykatės. Gjeodeti do tė mund tė jep njė pasqyrė tė procedurės dhe tė llogaris shpenzimet dhe afatin kohor.

 

Nė projekte mė tė vogla kjo mund t’i siguroj projektit procedurė mė tė thjeshtė, nėse ai mund ta financoj atė dhe mund ta negocioj ēmimin me gjeodetin. Projekti pastaj do tė duhet t’i parashtroj kėrkesa Ministrisė dhe tė aplikoj pėr aprovim, etj.

 

Modeli i gjeodetit mund tė krijohet pėr tė ndihmuar rastet ku njė numėr mė i vogėl pronarėsh pajtohet pėr tė rregulluar tokėn, por i kanė parcelat aq tė shpėrndara, sa qė ai nuk e pėrbėn logjikėn e “zonės sė projektit”. Disa pronarė mund tė kenė parcelat mjaft larg njėrėn prej tjetrės. Nėse njė numėr i vogėl pronarėsh pajtohet pėr kėmbim reciprok, ata do tė arrijnė rregullim tė mirė tė tokės ndėrmjet veti.   

 

Stimulimi pėr rregullim vullnetar tė tokės mund tė ofrohet pastaj si sasi e paracaktuar pėr hektar tė rregulluar me kusht qė i mbulon shpenzimet e transaksionit dhe taksės sė pėrshtatshme pėr gjedoetin. Ndihma mund tė aprovohet me prezantimin e planit tė kėmbimit dhe t’i paguhet ēdo fermeri me pėrfundimin e procesit, zakonisht pas prezantimit tė dokumentacionit tė regjistrimit tė gjendjes sė re. Udhėzuesi teknik mund tė pasqyroj kėrkesėn minimale, pėr shembull prej 5 gjerė 10 pronarė, dėshmi tė qartė tė mos copėzimit sa i pėrket numrit tė parcelave dhe zvogėlimin e largėsive dhe udhėkryqeve tė rrugėve kryesore. Stimuli i tillė do tė motivoj edhe gjeodetėt pėr tė nxitur fermerėt nė rregullim tė tillė. 

 

Mars 2007.



[1] Pėr hollėsi, shih Udhėzimin Administrativ Nr. 35/2006 pėr rregulloimin e tokės dhe pėr pasqyrė tė pėrgjithshme shih Shkresėn e trajni8mit Nr. 5 tė ALUP-it: “Rregullimi i tokės – duke filluar nga qasja vullnetare”, Ligjeratė si mysafir nderi nė Universitetin e Prishtinės, Nėntor 2006.

[2] Udhėzimi Administrativ Nr. 35/2006 pėr rregullimin e tokės , paragrafi 1.1.  

[3] Ibid, paragrafi 16.5.

[4] Ibid, neni 21.

[5] Posedimi i kundėrt paraqitet kur personi bėhet pronar ligjor i tokės vetėm pėr shkak se e ka shfrytėzuar atė pėr njė periudhė tė gjatė kohore dhe nė besė. Pėr kėtė ekzistojnė rregulla nė shumė shtete. Rastet janė shpesh fascinuese, por mund tė marrin shumė kohė.    

[6] Model kontrata ekzsiton nė ALUP.

[8] Ndėrtimi i Kadastrės. Programi II pėr Mbėshtetjen e Kadastrit tė Kosovės

[9] Ligji pėr Ujėra i Kosovės , Rregullorja Nr. 2004/41,neni 15.