Historiku i Ministrise
Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është
themeluar më 17 prill 2000 me Rregulloren e UNMIK-ut
Nr. 2000/27 mbi themelimin e Departamentit Administrativ
të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DABPZhR).
Zv. Ministër aktual i MBPZHR është z. Tomë Hajdaraj,
kurse Këshilltarë Politikë të MBPZHR janë: Prof.dr. Agim
Zajmi, Dr.sc. Imer Rusinovci dhe z. Binak Krasniqi
Sekretar i Përherëshm z. Qazim Kukalaj.
Mandati i Ministris
Mandati i Ministrisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i realizon këto
aktivitete:
- Krijon politikën dhe zbaton ligjet për zhvillimin e bujqësisë, duke përfshirë
blegtorinë, prodhimtarinë bimore, zhvillimin rural dhe vendosjen e
standardeve për mirëmbajtje;
- Lehtëson zhvillimin e skemës kreditore për mbështetje të bujqësisë, pyll-
tarisë dhe aktiviteteve për zhvillimin rural në sektorin privat;
- Krijon politikën për të ndihmuar administrimin dhe menaxhimin e sektorit
të pylltarisë, duke përfshirë edhe mbrojtjen, aktivitetet e ripyllëzimit,
vetëmbajtjen, parandalimin dhe mbrojtjën nga zjarri, dezinfektimin kundër
insektevedhe sëmundjeve të ndryshme, licencimin për prerjen e drunjëve
dhe kontrollimin e gjuetisë dhe peshkimit;
- Rregullon aktivitetet e gjuetisë dhe peshkimit;
- Mbikëqyrë ofrimin e shërbimeve veterinare, duke përfshirë ndër të tjera
parandalimin e sëmundjeve të kafshëve, të zoonozës dhe përmirësimin
e cilësisë së kopeve dhe tufave të shpezëve;
- Krijon politikën në lëmin e ujitjes, duke përfshirë edhe projektet për plani
fikimin e ujitjes;
- Krijon politikën dhe zbaton ligjet përkitazi me shfrytëzimin e tokës bujqë
sore me qëllim të mbrojtjes së saj;
- Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor mbikqyrë zbatimin e standardeve shëndetësore që ndërlidhen
me bujqësinë, pylltarinë; zhvillimin rural; qendrat për rritjen e peshqve etj.
- Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor mbikëqyrë kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe të lëndëve të
para bujqësore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve;
- Mbikëqyrë aktivitetet që synojnë zhdukjen e insekteve, parazitëve,
sëmundjeve të bimëve apo shkaktarëve të tjerë destruktivë;
- Merr pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit që kanë të bëjnë me
bujqësinë, pylltarinë, gjuetinë, peshkimin dhe menaxhimin e resurseve të
ujit dhe
- Ofron ndihmë në çështjet që ndërlidhen me veterinarinë, bën kontrollin
fitosanitar dhe të cilësisë së shtazëve dhe produkteve shtazore që kalo
jnë transit nëpër vend kalimet kufitare administrative dhe shtetërore të
ushqimit dhe lëndës së parë bujqësore, të bimëve dhe produkteve
bimore.