Zyra për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

Kompetencat:
- Organizimi dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve, në
bashkëpunim të ngushtë me Sekretarin e Përhershëm
dhe me udhëheqjen politike të ministrisë, si dhe me
njësitë organizative të ministrisë lidhur me Mekanizmin
Përcjellës të Procesit të Stabilizim - Asocimit (MP PSA),
si mekanizëm i veçantë i BE-së për Kosovën në fazën
e përgatitjes për anëtarësim në BE;
- Realizimi i detyrave të përcaktuara me Planin e Veprimit
për Partneritet me BE-në, siç janë:
- Vazhdimi i procesit tashmë të filluar të harmonizimit të
legjislacionit të Kosovës me rregullativën ligjore të BE-së
(acquis communautaire) në të gjitha aspektet dhe dime-
nsionet;
- Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar i Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në lëmin profe-
sional, vizitat studimore dhe ato të bashkëpunimit të
ndërsjellë me vendet e rajonit dhe më gjerë, duke përfsh-
irë edhe marrëveshjet për tregti të lirë dhe të ngjashme,
gjithnjë në pajtueshmëri me kornizën politike dhe legjisl-
ative për tregti dhe politikat e ndërlidhura me tregti të
BE-së dhe të OBT-së etj.