Nė Prishtinė

 

U hap  Panairi Ndėrkombėtar i Agrobiznesit tė Produkteve Ushqimore

 

Nė hapje tė  kėtij Panairi mori pjesė edhe z. Hashim Thaēi, Kryeministėr i Republikės sė Kosovės

 

Sot, nė prani tė shumė agrobiznismenėve dhe qytertarėve tė  Republikės  sė Kosovės ėshtė hapur  edicioni i shtatė me radhė i  Panairit ndėrkombėtar qė po mbahet nė Prishtinė ( nė Zonėn Industriale),  i organizuar nga Aleanca Kosovare e Agrobiznesit (AKA) nė bashkėpunim me Ministrinė e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural dhe nė mbėshtetje tė USAID-it.

  Kryeministri i Kosovės me kėtė rast i ka pėrgėzuar prodhuesit dhe pėrpunuesit e ushqimeve dhe tė pijeve, duke i inkurajuar ata se bujqėsia nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės do tė ketė prioritetet e veta qė do tė reflektojnė rezultate nė tė gjithė sektorėt e saj.

                                   

                             

 

Duke marrė pfjalėn nė kėtė Panair, Ministri i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural Prof. Dr. Idriz Vehapi ndėr tė tjera  tha: “Po bėjmė sot promovimin e produkteve ushqimore dhe tė pijeve nga vendi dhe  rajoni tė bindur se sigurimi i ushqimit pėr Kosovėn dhe rajonin ėshtė njė sfidė e madhe qė nė vete ngėrthen ndjenjėn e sigurisė pėr shėndetin e mbarėnjerėzimit, duke mos njohur kufi, racė as gjuhė. Nė  edicionin e shtatė me radhė tė kėtij  Panairi, ka shtuar tutje Vehapi,  kanė ekspozuar prodhimet e tyre ushqimore bujqėsore shumė kompani nga vendi dhe rajoni dhe sivjėet vetėm nga  Egjipti nė Panair po marrin pjesė 10 kompani. Kjo  tregon pėr njė aktivitet tė ngjeshur qė ėshtė duke u bėrė nė rritjen e veprimeve pėrmbajtėsore nė pėrmbushjen e objektivave zhvillimore nė sektorė tė ndryshėm tė bujqėsisė.

                                   

 

 Ministri Vehapi tutje ka  bėrė me dije se   Qeveria e Kosovės  po i inkurajon prodhuesit dhe pėrpunuesit e prodhimeve bujqėsore qė nė bashkėpunim tė ngushtė me Ministrinė e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural tė ndiqen maksimalisht rrugėt agronomike pėr prodhim stabil dhe tė qėndrueshėm tė prodhimtarisė bujqėsore, duke nėnvizuar  se   Kosova e ka  edhe tė veēantėn e vet nė disa lloje prodhimesh specifike, qė dallohen me cilėsi e kualitet tė  lartė nga prodhimet e ngjashme tė vendeve tė rajonit. Tashmė dihet se sa janė tė kėrkuara nė tregun perendimor verėrat e Kosovės, djathi i Sharrit, mishi i qengjave dhe kecave qė kultivohen nė vendet e thella rurale, nė ambiente plotėsisht ekologjike.

 Uroj me kėtė rast qė gjatė vizitės qė do t’u bėni shtandeve ekspozuese  gjatė  kėtyre ditėve, tė bindeni pėr vlerat dhe cilėsinė e prodhimeve ushqimore dhe tė pijeve qė prodhohen nė Kosovė dhe mė gjerė, ka pėrfunduar fjalėn e vet z. Idriz Vehapi, Ministėr nė MBPZHR.