Nė Zabel tė Epėrm tė  Drenasit ėshtė lėshuar nė punė pjesa e dytė e sistemit tė ujitjes

 

Ministri Idriz Vehapi ka bėrė pėrurimin e kėtij sistemi

 

 

Ministri i Ministrisė sė  Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural Prof. Dr.  Idriz Vehapi, nė praninė e qytetarėve dhe fermerėve tė komunės sė Drenasit, ku ishte i pranishėm edhe Kryetari i KK z.  Nexhat Demaku dhe  Drejtori i Pėrgjithshėm i Sistemi “Ibėr Lepenc” Abdullah Nishori, ka bėrė pėrurimin solemn i hallkės sė dytė zinxhirore tė sistemit tė ujitjes nė kėtė komunė, ku parashihet tė ujiten mbi 1500 ha tokė tė punuar bujqėsore .

 

 

Me kėtė rast, ministri Vehapi ka bėrė tė ditur se ky projekt ka kushtuar rreth 250 mijė euro. Kėtu ka munguar sistemi i ujitjes pėr mė shumė se 20 vite dhe tani janė rehabilituar njė pjesė e madhe e gypave pėr ujitje tė tokės bujqėsore.

Aziz Hyseni, fermer nga Zabeli u Ulėt tek po i ujiste 50 ari tė mbjellė me lakėra, tha se aftėsimi dhe rehabilitimi i sistemit tė ujitjes sjell me vete shumė tė mira, ngase si po shihni edhe ju, unė nė kėtė arė jam duke i marrė dy prodhime. Sė pari e kam korrė tėrėshėrėn qė e pėrdor pėr ushqim tė kafshėve, e tani e kam mbjellur tėrė sipėrfaqen me lakėra. Bujku, sado qė nuk e ka tė lehtė punėn, prapė mund tė ketė profitė nga punimi i tokės, sidomos tash kur  tokat tona tė plleshme janė futur nėn sistemin e ujitjes.

 

  

 Po pėrkujtojmė se kohė mė parė ėshtė nėnshkruar Memorandimi  trepalėsh i  Mirėkuptimit ndėrmjet  MBPZHR, NSH Hidroekonomia “Ibėr-Lepenc dhe Kuvendit Komunal tė Drenasit me c’rast janė  investuar 300 mijė euro .

                                                             

                                                                                                                   

 

 

Me qėllim tė zhvillimit tė bujqėsisė, Qeveria e Kosovės respektivisht Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural do tė investojė nė objektet e ujitjes nė disa komuna tė Kosovės. Shi pėr kėtė MBPZHR ka pėrzgjedhur ndėr tė tjera edhe Komunėn e Drenasit, ku ekziston infrastruktura e ujitjes e cila duhet rehabilituar me qėllim tė ofrimit tė shėrbimeve tė ujitjes bujqve nga NH “ Ibėr Lepenci.”

   

Bazuar nė    iniciativat e mėhershme pėr rehabilitimin e sistemeve tė ujitjes nė disa rajone tė Kosovės pėr zhvillimin e bujqėsisė, Qeveria e Kosovės, respektivisht Ministria e Bujqėsisė, Kuvendi Komunal nė Drenas dhe NH “ Ibėr Lepenci”, nėnshkruan  njė Memorandum Mirėkuptimi.