Datė: 07/04/08

 

Ministri i Bujqėsisė Idriz Vehapi vizitoi Kompaninė “ Pestova”

 

 

Ministri i Ministrisė sė Bujqėsiė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural , Prof.Dr. Idriz Vehapi me bashkėpunėtorėt ka vizituar sot (07/04/08) Kompaninė mė tė fuqishme tė prodhimit tė pates “Pestova”.

 

Me kėtė rast ministri ėshtė njoftuar nga presidenti i kėsaj kompani, Bedri Kosumi,  me tė arriturat qė janė bėrė nė fushėn e kultivimit dhe tė pėrpunimit tė patates, duke shėnjestruar faktin se  sot nė Kosovė Kompania “Pestova” ėshtė prodhuesi mė i madh i kėsaj kulture dhe ka arritur qė tė shėnojė rezultate inkurajuese nė kultivimimin e varieteteve mė tė mira tė tė gjitha llojeve tė patates.

 Pronari i kėsaj Kompanie ka theksuar se sfida me tė cilat ėshtė duke u pėrballur sot fermeri kosovar janė ēmimet enorme pėr sigurimin e inputeve bujqėsore siē janė plehėrat kimike, preparatet  dhe  sigurimi i qėndrueshėm i rrymės elektrike.

 

Pas prezantimeve tė bėra tė punės nė kėtė kompani, Ministri Vehapi ka vizituar edhe disa reparte tė prodhimit tė ēipsit, tė mekanizimit bujqėsor dhe tė  sipėrfaqeve lavėrtare qė mbilleshin me patate.

 

Ministri Idriz Vehapi ndėr tė tjera ka thėnė se Qeveria e Kosovės dhe Ministria e  Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural janė duke bėrė pėrpjekje maksimale qė t’u jipet mbėshtetje fermerėve tė Kosovės, sidomos atyre qė e kanė dėshmuar punėn e tyre me rezultate konkrete siē ėshtė Kompania  “Pestova”. Nė vazhdim ai ėshtė shprehur se ky shembull i afarimit dhe prodhimit nė Kosovė ėshtė shembullor dhe kėshtu, me kėtė dinamizėm, do tė ishte mirė  qė tė punojnė edhe kompanitė e tjera nė nivel tė vendit, qė sigurisht se nuk janė pak.

 

Po ashtu, ministri i Minisrtisė sė Bujqėsisė, Pylltarsiė dhe Zhvillimit Rural ka potencuar nevojėn e aplikimit nė Konferencėn e Donatrorėve, sidomos tė kompanive tė fuqishme, nė mėnyrė qė tė krijohen hapėsira pėr thithje tė donacioneve, ku do tė pėrshpejtohej hapi zhvillimor nė sektorė tė ndryshėm  tė bujqėsisė.

 

 

 

 

 

 

                                     Zyra pėr Komunikim me Publikun