Projekti: Strategjitė Zhvillimore Lokale, shans i mirė pėr zhvillimin e bujqėsisė

 

Dje nė Prishtinė Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural nė bashkėveprim me Projektin LSD mbajti njė Konferencė prezentuese ku janė paraqitur strategjitė e zhvillimit lokal tė pesė grupeve lokale tė veprimit nga pesė komuna tė Kosovės.

Nė kėtė konferencė tematike,   fjalėn e hapjes e mbajti Ministri i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural z. Idriz Vehapi. Ai me kėtė rast tha se zonat rurale nė Kosovė ballafaqohen me sfida tė veēanta sa i pėrket zhvillimit, vendeve tė punės dhe qėndrueshmėrisė, por nė tė njėjtėn kohė zonat rurale ofrojnė mundėsi reale nė kuptimin e potencialit pėr zhvillim, krijim tė vendeve tė punės, ofrim tė turizmit rural, atraktivitetit dhe rolit si rezervuar tė resurseve dhe pejsazheve natyrore. Programi LIDER ėshtė iniciativė e BE-sė e cila ka pėr qėllim mbėshtetjen e komuniteteve rurale drejt pėrmirėsimit tė kualitetit tė jetės dhe prosperitetit ekonomik. Metoda e LIDER-it ėshtė ndėrtuar sipas principit qė vendimet qė merren nė zonat lokale janė mė premtuese qė tė pėrmbushin nevojat e komunitetit.

 

 

LEADER ėshtė njė nga katėr nismat e financuar nga fondet strukturore tė BE-sė dhe e dizajnuar pėr tė ndihmuar aktorėt rural brenda BE-sė tė marrin parasysh potencialin afatgjatė tė rajonit tė tyre lokal. LEADER-i mobilizon aktorėt lokal tė pėrfshihen nė tė ardhmen e zonės sė tyre dhe t’i hapin zonat rurale ndaj territoreve tė tjera duke shkėmbyer dhe transferuar pėrvoja pėrmes krijimit tė rrjeteve, ka nėnvizuar ndėr tė tjera z. Vehapi pėr tė shtuar tutje se Projekti Strategjitė Zhvillimore Lokale (LDS), i cili financohet nga BE-ja bazohet nė qasje  duke pėrkrahur GLV-tė pėr tė promovuar rrjetet dhe partneritetet nė nivel kombėtar, rajonal dhe tė BE-sė. 

Strategjitė Zhvillimore Lokale pėr komunėn e Shtimes, Klinės, Suharekės, Skenderaj-it dhe Gjilanit, qė do tė prezantohen sot kėtu, janė rezultat i bashkėpunimit   dhe tė punės sė zellshme. Kjo ėshtė vetėm faza e parė; shumė shpejt GLV-tė nė tė gjitha komunat e Kosovės do tė caktojnė prioritetet e tyre zhvillimore dhe do tė dizajnojnė strategjitė zhvillimore lokale pėr zonat e tyre rurale.

Udhėheqėsia Komunale i ka dhėnė pėrkrahje tė plotė politike Grupeve Lokale Vepruese (GLV) dhe Grupeve Punuese brenda tyre (GLV-ve).

MBPZHR-ja po kontribuon aktivisht nė krijimin e kushteve tė favorshme pėr zhvillimin rural dhe bujqėsor duke kontribuar kėshtu nė zhvillimin lokal ekonomik. Pėr tė shoqėruar politikėn e saj bujqėsore dhe pėr tė zbatuar Planin e Zhvillimit Rural dhe Bujqėsor 2007-2013, MBPZHR-ja po pėrkrah aktivitetet e zhvillimit rural, tė identifikuara me Grupet Lokale tė Veprimit, nė mėnyrė qė tė shtojė konkurrencėn nė sektor.

 Ne kemi nevojė tė pėrkrahim mė tej GLV-tė qė ato tė bėhen instrumente ose organe drejtuese pėr zhvillimin lokal nė Kosovė. Ne besojmė qė GLV-tė e prezentuara sot kėtu mund tė ofrojnė njė platformė tė pėrshtatshme pėr qasjet e integruara dhe njė bazė pėr projektet shumė sektorėshe nė zonat tona rurale.

GLV-tė nė Kosovė janė nė fazėn e parė dhe aktorėt lokal (Komuna dhe grupet private) kanė vendosur tė fillojnė njė pėrpjekje tė pėrbashkėt dhe tė formojnė njė partneritet pėr tė krijuar dhe promovuar projektet zhvillimore rurale.

Nė kėtė fazė tė hershme, aktorėt dėshirojnė tė shohin rezultate tė shpejta. Ata dėshirojnė tė tregojnė qė ka kuptim t’i japin formė fatit tė tyre nė territorin e tyre. Thelbi aktiv i nismės ka tė bėjė me motivimin e lartė dhe akterėt kyē qė marrin bashkėrisht vendime. Ne kemi nevojė tė kemi njė vizion strategjik gjithėpėrfshirės dhe njė strukturė organizative tė qėndrueshme nė mėnyrė qė Grupet Lokale tė Veprimit tė evoluojnė mė tej ashtu siē ndodh nė shtetet anėtare tė BE-sė, ka konstatuar nė fjalėn e tij z. Idriz Vehapi, ministėr nė MNBPZHR..

Pėr momentin nuk ka program LEADER tė BE-sė nė dispozicion