Datė: 02/04/08

 

Prof.Dr. Idriz Vehapi me bashkėpunėtorėt vizitoi Rahovecin

 

 

 

Ministri i Ministrisė sė Bujqėsiė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural , Prof.Dr. Idriz Vehapi me bashkėpunėtorėt ka vizituar sot (02/04/08) komunėn e Rahovecit.

Fillimisht ministri Vehapi ėshtė takuar me udhėheqjen komunale, ku morėn pjesė edhe agrobiznismenė dhe fermerė tė shquar tė kėsaj komune, me ē’rast ėshtė diskutuar pėr tė gjitha  problemet dhe vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqohet bujqėsia kosovare sot.

 

 

Qazim Qeska, kryetar i KK tė Rahovecit e ka njoftuar stafin mė tė lartė tė MBPZHR pėr potencialet qė ka kjo komunė nė zhvillimin e bujqėsisė, sidomos tė vreshtarisė  dhe tė perimkulturės.

Duke i kuptuar nė thellėsi brengat e fermerėve tė kėsaj komune, por edhe mė gjerė, pėr vėshtirėsitė qė po shfaqen nė disa lėmi tė caktuara, sidomos  nė mungesė tė subvencioneve dhe tė ēmimeve tė larta qė janė nė sigurimin e inputeve bujqėsore, ministri Vehapi i ka siguruarfermerėt se Qeveria e Kosoves dhe MBPZHR do tė angazhohen maksimalisht qė tė pėrmbushin  kėrkesat e tyre, gjithēka qė ėshtė nė mundėsinė e qeverisė dhe organeve mė tė larta ekzekutive tė vendit.

 

 

 

 Ju e dini, tha tutje Vehapi, separa ardhjes nė pushtet tė qeverisė sė re, mė heret ka qenė i aprovuar buxheti pėr MBPZHR dhe ka qenė e pamundur tė ndėrhyhet nė kėtė moment. Mirėpo, me Konferencėn e Donatorėve qė pritet tė mbahet nė muajin qershor tė kėtij viti, kemi besim tė plotė se do tė jemi pėrfitues tė projekteve qė  do tė aplikohen nė kėtė konferencė. Nga ana tjetėr duhet tė jeni tė sigurtė se qeveria e Kosovės e ka futur bujqėsinė nė shkallė tė  prioritetve dhe me siguri do tė kemi njė rritje tė ndieshme nė fushėn e bujqėisė, ka thėnė ndėr tė tjera Ministri Idriz Vehapi.

 Ai nė vazhdim ka folur edhe pėr mundėsinė e hapjes sė vendeve tė reja tė punės nė sektorė tė ndryshėm tė bujqėsisė si dhe e ka ēmuar lartė punėn dhe pėrkushtimin e fermerėve rahovecian nė rritjen e sipėrfaqeve tė vreshtave dhe nė kultivimin e verieteteve tė reja qė janė mė profitabile pėr kėtė rajon. Gjatė takimit me fermerė ka pasur edhe shumė pyetje me interes nė tė cilat janė pėrgjegjur  autoritetet e MBPZHR dhe ato lokale.

 

 

 

Gjatė kėsaj vizite Ministri Vehapi ka vizituar edhe disa kompani tė suksesshme tė pėrpunimit tė verės, si bodrumin “Haxhijaha”. “Eko” etj.

 

  

 

 

                                     Zyra pėr Komunikim me Publikun