Ministri Idriz Vehapi ka bėrė pėrurimin e sistemit tė ujitjes nė Drenas

 

 

 

Ministri i Ministrisė sė  Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural Prof. Dr.  Idriz Vehapi, Drejtori i Pėrgjithshėm i Sistemi “Ibėr Lepenc” Abdullah Nishori dhe kryetari i KK tė Drenasit z. Nexhat Demaku, pas nėnshkrimit tė memorandumit qė ėshtė bėrė kohė mė parė, nė fundjavėn e qershorit, nė Drenas kanė bėrė pėrurimin e sistemit tė ujitjes pėr tokat bujqėsore tė kėsaj komune. 

 

 

Nė kėtė sistem janė pėrfshirė mbi 1500 ha tokė tė punuar bujqėsore,  dhe brenda pak ditėsh do tė pėrfshihen edhe 500 ha tė  tjera nga i njejti projekt.

Me kėtė rast, ministri Vehapi ka bėrė tė ditur se ky projekt ka kushtuar rreth 250 mijė euro.”Kėtu ka munguar sistemi i ujitjes pėr mė shumė se 20 vite dhe tani janė rehabilituar njė pjesė e madhe e gypave pėr ujitje tė tokės bujqėsore, ndėrsa javėn tjetėr  nėn sistemin e ujitjes do te futen edhe 50 ha tė tjerė.

 

Drejtori i “Ibėr Lepencit” Avdullah Nishori me kėtė rast ka thėnė se kėtė vit bujqit e kėsaj ane, pėrveē se do ta kenė tė rehabilituar sistemin e ujitjes, ata  do ta kenė edhe njė ndihmesė rreth pagesės vjetore tė ujitjes “Si rezultat i kėsaj, bujku subvencionohet nga kjo marrėveshje e pėrbashkėt dhe shfrytzuesit e kėtij sistemi do tė paguajnė vetėm 30%  tė shumės sė paraparė. Nė vend tė 100 eurove, sa kushton ēmimi real i ujitjes, ata do tė paguajnė vetėm 30 euro, ka thėnė ndėr tė tjera Nishori.

  

Nexhat Demaku, kryetari i KK tė Drenasit ka falenderuar Ministrinė e Bujqėsisė dhe sistemin “Ibėr –Lepenci”t pėr kėtė ndihmė dhėnė bujqve tė kėsaj ane.

“Ky ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm pėr zhvillimin e bujqėsisė nė kėtė komunė, kur dihet se pjesa mė e madhe e sipėrfaqes ėshtė rurale, tokė e punuar bujqėsore”, ka thėnė kryetari Demaku, duke u bėrė thirrje bujqve qė ta shfrytėzojnė kėtė sistem tė ujitjes pėr tė rritur rendimentet e kulturave bujqėsore.