
UNMIK IPVQ
PROVISIONAL INSTITUTIONS OF
SELF-GOVERNMENT
Institucionet
e pėrkohshme tė vetqeverisjes
QEVERIA E KOSOVĖS/ MINISTRIA BUJQĖSISĖ, PYLLTARISĖ DHE ZHVILLIMIT RURAL
VLADA KOSOVA/ MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA
GOVERNMENT OF KOSOVA/MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL
DEVELOPMENT
UDHĖZIMI ADMINISTRATIV MA-NR. 09/2007
P r
i s h t i n Ė
prill 2007

UNMIK IPVQ
PROVISIONAL
INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT
Institucionet e pėrkohshme tė vetqeverisjes
QEVERIA E KOSOVĖS/
MINISTRIA BUJQĖSISĖ, PYLLTARISĖ DHE ZHVILLIMIT RURAL
VLADA KOSOVA/
MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA
GOVERNMENT OF KOSOVA/MINISTRY OF
AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT
Duke u bazuar nė nenin 1.3 pika (d) tė
Rregullores sė UNMIK-ut Nr. 2001/19, tė datės 13 shtator 2001 mbi Degėn
Ekzekutive tė Institucioneve tė Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės dhe nenet
5.4, 5.6, 7.3 dhe 44.2 tė Ligjit pėr Tokėn Bujqėsore Nr. 02/L-26, i miratuar
nga Kuvendi i Kosovės dhe i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2006.37 tė
dt. 23 Qershor 2006, Me qėllim tė zbatimit tė Ligjit pėr Tokėn Bujqėsore, duke
e specifikuar shfrytėzimin e kullotave publike,
Ministri i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe
Zhvillimit Rural,
Miraton :
Neni 1
Qėllimi
Qėllimi i kėtij Udhėzimi Administrativ
ėshtė tė pėrcaktoj shfrytėzimin e kullotave, lartėsinė e taksės pėr
shfrytėzimin e kullotave publike, tė caktoj afatet pėr fillimin dhe pėrfundimin
e periudhės pėr kullotje nė kullota tė larta dhe tė caktoj kushtet pėr ndalimin
e kullotjes sė bagėtisė nomade nė pajtim me Nenet 5.4, 5.6 dhe 7.3 tė Ligjit
pėr Tokėn Bujqėsore.
Definicionet
Pėr qėllimet e
kėtij Udhėzimi Administrativ, fjalėt dhe shprehjet e mėposhtme kanė kėto
kuptime:
a)
Kullotja
e bagėtisė nomade ėshtė kullotja e bagėtisė jashtė vendqėndrimit tė
tyre dhe mund tė definohet edhe si lėvizje e bagėtisė nga njė territor nė
tjetrin pėr qėllim tė kullotjes nė territore tė ndryshme pėr njė periudhė tė
caktuar kohore.
b)
Kullotat
publike janė kullotat nė pronėsi publike.
c)
Taksa ėshtė shuma e pagesės pėr shfrytėzimin e
kullosave publike.
d)
Kullotat
e larta janė kullotat qė sipas Nenit 5.6 tė Ligjit pėr Tokėn Bujqėsore
gjenden mbi kufirin natyror dhe janė
mė lartė se vegjetacioni pyjor ose janė krijuar me uljen e kufirit pyjor. Ato
mund tė definohen edhe si hapėsira pėr shfrytėzim ekonomik, tė cilat pėr shkak
tė pozitės sė tyre nė lartėsi tė mėdha dhe kushteve tė caktuara klimatike mund
tė shfrytėzohen pėr qėllime bujqėsore vetėm gjatė periudhės sė kufizuar tė
vegjetacionit dhe vetėm pėr kullotje tė bagėtisė.
e)
Njėsia
blegtorale (NB) qė i referohemi edhe si njėsia pėr kafshė, ėshtė
njėsi e cila pėrdoret pėr tė krahasuar dhe grumbulluar numrin e kafshėve tė llojeve
ose kategorive tė ndryshme. Ai e pėrcakton barasvlerėn nė bazė tė kėrkesave pėr
ushqim tė kafshėve. Sipas definicionit, lopa e cila peshon 500 kg. dhe prodhon
3.000 litra qumėsht pėr vit = 1 NB, viēi pėr therje = 0.45 NB, delja = 0.18 NB,
qengji =0.10, dosa = 0.5 NB dhe rosa = 0.014 NB.
f)
Dendėsia
e bagėtisė ėshtė raporti ndėrmjet numrit tė kafshėve dhe sipėrfaqes sė tokės nė
ēdo kohė tė shprehur nė njėsi pėr blegtori pėr ha.
g)
Ndalimi
i kullotjes Ėshtė ndalimi i kullotjes sė bagėtisė nė njė territor nė periudhė
kohore qė ėshtė e pėrshtatshme pėr riprodhimin e bimėve, krijimin e bimėve tė
reja ose ripėrtėritjen e bimėve tė bujshme ekzistuese.
Neni 3
Shfrytėzimi i kullotave
Kullotat publike mund tė epen nė
shfrytėzim me kontratė tė lidhur nė mes organit pėrgjegjės pėr menaxhimin e
kullotave dhe personave tė interesuar pėr marrjen e kullotave nė shfrytėzim, nė
bazė tė kritereve tė pėrcaktuara me kėtė Udhėzim Administrative dhe me kontratė
pėr dhėnie nė shfrytėzim.
Neni 4
Lartėsia e taksės
4.1 Lartėsia e taksės pėr shfrytėzimin e
kullotave caktohet nė bazė tė llojit dhe kategorisė sė bagėtisė. Taksa pėr
shfrytėzimin e kullotave publike ėshtė 1.20
EUR pėr njėsi blegtorale (NB). Tabela vijuese paraqet njėsitė blegtorale sipas
llojit tė bagėtisė dhe lartėsinė e taksės pėr kokė tė bagėtisė.
|
Lloji i bagėtisė |
NB / kokė |
EUR / kokė |
|
Gjedhėt mbi njė vjet |
1 |
1.20 |
|
Viēat |
0.45 |
0,54 |
|
Delet |
0.18 |
0.22 |
|
Qengjat |
0.1 |
0,12 |
|
Kuajtė dhe gomarėt |
1 |
1.20 |
|
Dosat |
0.5 |
0.60 |
|
Derrat |
0,3 |
0.36 |
|
Rosat |
0.014 |
0,02 |
4.2 Dendėsia e pėrshtatshme e blegtorisė do tė pėrcaktohet duke marrė para
sysh parametrat e veēantė tė territorit
pėrkatės si tė rreshurat, temperaturat, vetitė e tokės dhe lloji i kullosės.
4.3 Taksa pėr hektar llogaritet duke
e shumėzuar taksėn pėr bagėti me dendėsinė e pėrcaktuar tė bagėtisė pėr ha (nė
NB/ha).
4.4 Kompensimi pėr shfrytėzimin e kullotave paguhet nė llogari tė Buxhetit
tė Kosovės dhe mund tė pėrdoret pėr pėrmirėsimin e kullotave.
Neni 5
Periudha pėr kullotje nė kullota tė larta
5.1 Ndalohet kullotja e bagėtive nė
kullota tė larta para datės 1 maj dhe pas datės 31 tetor.
5.2 Organi pėrgjegjės pėr menaxhimin e
kullotave tė larta publike autorizohet qė tė ndryshoj periudhėn e kullotjes
brenda afatit kohor tė caktuar mė lartė, nėse kėrkohet periudhė mė e gjatė e
shtyrjes-ndalesės pėr shkak tė veēorive tė veēanta tė vendit tė caktuar.
Neni 6
Kullotja e bagėtisė nomade
6.1 Pėr mbrojtjen e kulturave bujqėsore
dhe parandalimin e paraqitjes dhe
pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse tė bagėtisė, dhe pėr mbrojtjen e shėndetit tė
njerėzve nga zoonozat tė cilat mund tė barten nga bagėtitė te njerėzit,
ndalohet kullotja e bagėtisė nomade nė toka bujqėsore pa posedimin e
certifikatės veterinere.
6.2 Certifikata veterinere do tė lėshohet
nė pėrputhje Ligjin pėr Veterinėn dhe Akteve nėnligjore tė
nxjerra sipas tij.
Neni 7
Zbatimi
7.1
Inspektorėt pėr bujqėsi janė pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtij Udhėzimi
Administrativ. Nė rast tė kullotjes sė bagėtisė nomade pa certifikatė
veterinere, inspektori pėr bujqėsi duhet tė njoftoj edhe Agjencinė Veterinare
dhe e Ushqimit tė Kosovės (AVUK).
Gjobat
Personi i cili nuk i zbaton dispozitat e
kėtij Udhėzimi Administrativ do ti nėnshtrohet
gjobave sipas nenit 42.3 d) tė Ligjit pėr tokėn bujqėsore.
Neni 9
Procedura e ankesės
Kundėr
vendimit tė inspektorit pėr bujqėsi mund tė parashtrohet ankesė nė
Ministrinė e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural brenda afatit prej 15
ditėsh nga dita e pranimit tė vendimit.
Neni 10
Hyrja nė fuqi
Ky Udhėzim Administrativ hyn nė fuqi ditėn
e nėnshkrimit.
Prishtinė 30.03. 2007
Zėvendės. Ministri i
Ministrisė
sė Bujqėsisė,
Pylltarisė dhe Zhvillimit rural
__________________
Tomė Hajdaraj