Datė: 09/04/08

 

 Kompania “Vita” mori ēmimin  ISO dhe HASAP tė standardeve evropiane nė sigurinė e ushqimeve

 

Sot nė ambientet e hotelit “Grand” nė  Prishtinė ėshtė organizuar njė ceremoni solemne me rastin e ndarjes sė ēmimeve mė meritore konform standardeve evropiane pėr sigurinė e ushqimeve dhe atė tė biosigurisė ISO dhe HASAP. Ky ēmim iu nda  kompanisė mė tė fuqishme nė vend nė pėrpunimin e qumėshtit, Kompanisė  “Vita”.

Nė kėtė solemnitet rasti, ku ishin tė pranishėm edhe  pėrfaqėsues tė organizatave qeveritare dhe OJQ-ve, fermerė e agrobiznismenė, ishte i pranishėm edhe ministri i Ministrisė sė  Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Prof.Dr. Idriz Vehapi. Nė  manifestim u tha se ky ēmim (certifikim) i ndarė pėr Kompaninė “Vita” ėshtė njė  mirėnjohje pėr agrobiznesin kosovar nė pėrgjithėsi dhe njė inkurajim shtesė qė tė avancohen akoma mė shumė vlerat e prodhimtarisė vendore.

Duke marrė fjalėn, z. Idriz Vehapi, ministėr i MBPZHR ndėr tė tjera tha se  ėshtė privilegj i madh qė tė flitet sot para  prodhuesve dhe pėrpunuesve tė qumėshtit,  tė komunitetit tė biznesit dhe konsumatorit kosovar tė cilėt, tė gjithė tok, pėrbėjnė zinxhirin e rėndėsishėm tė prodhimit-pėrpunimit dhe shitjes sė produkteve esenciale tė qumėshtit.

Qumėshti, ka vazhduar tutje Vehapi, si  ushqim themelor dhe bazik pėr qytetarin e Kosovės ka njė rėndėsi tė veēantė pėr faktin se pėrveē tė tjerėve, konsumohet edhe nga fėmijėt tanė. Pėr kėtė arsye prodhimi i qumėshtit ėshtė njė ndėr prioritetet kryesore tė MBPZHR me vetė faktin se ėshtė njė ushqim strategjik dhe paraqet mundėsi reale pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės. MBPZHR ėshtė shumė e pėrkushtuar qė tė mbėshtes sektorin e qumėshtit nė  Kosovė, sidomos nė ngritjen e kualitetit tė tij, por edhe ushqimeve tė tjera nė Kosovė. Ne konsiderojmė se janė bėrė mjaft pėrparime nė kėtė drejtim, por duhet tė bėhet edhe mė shumė, sidomos tani kur jemi  shtet i ri qė po ecėn drejt rrugėtimit tė pandalshėm nė Evropėn e bashkuar, drejt njė tregu tė hapur evropian dhe botėror, drejt njė konkurrence mė tė madhe dhe njė sistemi tė qėndrueshėm legjislativ e nė mbrojtje tė konsumatorit, ka thėnė ndėr tė tjera z. Idriz Vehapi, ministėr i MBPZHR.

Nė fund, kompania “Vita”bėri ndarjen e disa shpėrblimeve pėr fermerėt mė tė dalluar nga tė gjitha rajoneve tė Kosovės.

 

 

  

 

 

                                     Zyra pėr Komunikim me Publikun