Departamenti i Zhvillimit Rural dhe Sherbimeve Këshillimore
Kompetencat:
- Menaxhon dhe mbikëqyrë të gjitha punët që janë të lidhura
me Zhvillimin Rural nën koordinimin e Ministrisë së Bujqë-
sisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
- Koordinon aktivitetet e zyrtarëve të zhvillimit rural në zyrat
fushore të Ministrisë
- Ndërlidh, mban kontakte dhe koordinon aktivitetet me njësit
tjera brenda Ministrisë
- Merr pjesë në grupet punuese dhe ekipet që merren me
analizat, dizajnimin,planifikimin dhe implementimin e politi
kave, strategjive, programeve dhe projekteve që janë të
lidhura me Zhvillim Rural,
- Inicion projekte dhe programe që do të mbështesin për
mirësimin e kushteve të jetesës dhe punës si dhe zhvillimin
e resurseve njerëzore të popullatës rurale,
- Promovon dhe mbështet krijimin dhe vazhdimin e aktvite-
teteve në fermë dhe jashtë ferme, dhe punon në drejtim të
promovimit të mundësive të gjenerimit të të ardhurave
rurale /punësimit,
- Siguron mbështetje të domosdoshme mbi organizimin dhe
mobilizimin e grupeve të fermerëve, asociacionet, shoqatat
dhe kooperativave dhe merr pjesë në koordinimin e OJQ
lokale dhe ndërkombëtare etj.